Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, Manastirliu në Durrës: Drejt përfundimit faza e parë, u trajnuan mbi 4 mijë mësues - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, Manastirliu në Durrës: Drejt përfundimit faza e parë, u trajnuan mbi 4 mijë mësues

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit për të ndjekur ecurinë e trajnimeve të Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve.

Universiteti i Durrësit ka angazhuar 24 pedagogë dhe ka trajnuar deri tani 102 grupe, duke përfshirë 1,311 mësues të Arsimit Fillor, Gjuhës Shqipe, Matematikës, Fizikës, Kimisë, Biologjisë si dhe të Teknologjisë dhe Informacionit.

“Më vjen mirë që tashmë Programi Kombëtar për Zhvillimit Profesional dhe edukimit në vazhdim të mësuesve, qoftë të arsimit fillor, qoftë të matematikës, shkencave dhe të teknologjisë dhe informacionit kanë vijuar me trajnimet për të gjitha modulet në këto muaj dhe gjithashtu do të vijojnë, duke filluar nga viti i ri shkollo,r nga shtatori, ku cikli i dytë i trajnimeve për këtë vit do të jetë sërish me këto grup mësuesish me tema dhe module të tjera trajnimi, për të përmirësuar aftësitë e mësuesve dhe kompetencat e tyre në kuadër të metodave më efektive të mësimdhënies”, tha Manastirliu.

Duke olur për përfshirjen e universiteteve në këtë program kombëtar, Manastirliu tha:

“Deri më tani ne kemi trajnuar mbi 4 mijë mësues në këto disiplina. Kemi përfshirë 130 pedagogë të universiteteve të ndryshme qoftë të Tiranës qoftë të Shkodrës, Elbasanit, Korçës, Durrësit, të Vlorës, pra jemi në të gjithë vendin dhe kemi vlerësuar që trajnimet të realizohen në universite, duke qenë se kemi të gjithë infrastrukturën e përshtatshme por aty ku ka largësi, kemi vlerësuar që mësuesit të jenë në shkollat e tyre dhe të jenë trajnerët ata që të jenë në dispozicion të mësuesve”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Faza e parë e trajnimeve në Universitetin e Durrësit dhe në disa universitete të tjera sapo ka përfunduar, teksa vijojnë trajnimet në Universitetin e Tiranës deri në fund të muajit qershor.

Previous Prokurimet nga NATO, ministri Peleshi takim me përfaqësues të Aleancës dhe biznesit shqiptar