Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve. Manastirliu: Trajnimi i mësuesve të shkencave me metodat më efektive të mësimdhënies - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve. Manastirliu: Trajnimi i mësuesve të shkencave me metodat më efektive të mësimdhënies

Në të gjithë Shqipërinë po zbatohet Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve 2024 -2025. Pas përfshirjes së mësuesve të arsimit fillor dhe gjuhës shqipe në të gjithë vendin, ka nisur në Tiranë edhe trajnimi i mësuesve të lëndëve shkencore.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ishte në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (FSHN) në Universitetin e Tiranës, ku po trajnohen 507 mësues nga Tirana, Vora dhe Kamza, në lëndët e matematikës, biologjisë, kimisë dhe fizikës.

“Janë 20 grupe mësuesish nga Tirana, Vora dhe Kamza, të cilët po trajnohen me metodat më efektive të mësimdhënies për kiminë, fizikën, dhe matematikën dhe shumë shpejt edhe për biologjinë. Në kuadër të Programit të Zhvillimit Profesional të Mësuesve paralelisht jemi duke trajnuar rreth 4 mijë mësues të arsimit fillor, gjuhës shqipe, të shkencave dhe matematikës dhe gjithashtu edhe mësuesit që japin lëndën e Teknologjisë dhe Informacionit (TIK). Për ne ka një rëndësi të veçantë formimi profesional i mësuesve, por mbi të gjitha ka një rëndësi maksimale pajisja e tyre me metodat më efektive të mësimdhënies që kanë të bëjnë me aftësitë teknologjike por edhe që mësuesit të kenë mundësi të ndajnë eksperiencat e tyre metodat e mësimdhënies që të rrisim aftësitë e mësuesve dhe rrjedhimisht edhe arritjet e nxënësve”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Ministrja Manastirliu, duke treguar mbështetjen e Ministrisë për ecurinë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, u ndal dhe te angazhimi i pedagogëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, të cilët do të ndajnë njohuritë dhe ekspertizën e tyre të thellë në fushat përkatëse shkencore.

“Për të parën herë ne jemi duke punuar me 7 universitete në të gjithë vendin dhe këto trajnimet do të shtrihen deri në qershor, shtator dhe do ta vazhdojnë edhe përgjatë vitit 2025. Planifikojmë që më shumë se 16 mijë mësues do të jenë trajnuar në mënyrë intensive që do të thotë se edhe sistemi i planifikimit dhe karrierës së mësuesit do të rimodelohet”, tha Ministrja Manastirliu.

Paralelisht, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka hyrë në një fazë të re të transformimit të sistemit arsimor. Përmes modernizimit të kornizës kurrikulare dhe rishikimit të shkallëve të karrierës së mësuesit, synohet të rritet cilësia e mësimdhënies dhe të ofrohen mundësi më të mira zhvillimi për mësuesit në të gjithë vendin

Previous Fjala e Ministrit të Financave, 25-vjetori i Shoqatës Shqiptare të Bankave