Programi “Open Days” / Të rinjtë e Beratit vizitojnë Qendrën e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Programi “Open Days” / Të rinjtë e Beratit vizitojnë Qendrën e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Të rinjtë e Qarkut Berat iu bashkuan programit të ditëve të hapura të Agjencisë për Media dhe Informim, program që u mundëson të rinjve të vizitojnë dhe njohin nga afër punën e institucioneve publike në shërbim të qytetarëve.

Të rinjtë e Qendrës Rinore Berat dhe aktivistë të organizatës “New Bridges” zhvilluan një vizitë në Qendrën e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku ekspertët e fushës informuan mbi rolin e teknologjive të reja në fushën e sigurisë, mbi sigurinë kibernetike dhe sfidat e botës digjitale.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Drejtori i Qendrës së Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes Lorenc Çala, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim, Alteo Hysi.

Drejtori i Qendrës së Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes u prezantoi nga afër të rinjve mjediset e dedikuara për nxitjen e ideve dhe sipërmarrjeve, si dhe i njohu ata me projektet në mbështetje të ideve inovative në fushën e sigurisë.

Ministrja e Shtetit Bora Muzhaqi ndau me të rinjtë iniciativat e Qeverisë për fuqizimin e të rinjve në nivel vendor.

“Në këto tre vite ne kemi investuar në 15 qendra rinore në të gjithë Shqipërinë, pesë prej tyre do të përfundojnë brenda këtij viti. Ne tani jemi duke bërë një tur për ligjin e rinisë dhe ligjin e vullnetarizmit ku po shkojmë në 16 qytete”, deklaroi Muzhaqi.

Drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim, Alteo Hysi, ftoi të rinjtë të shfrytëzojnë programin e ditëve të hapura për të ndërtuar ura komunikimi dhe bashkëpunimi me institucionet publike në vend.

Previous SHPALLJE VENDI VAKANT 5 (pesë) Zëdhënës Ministri, në Drejtorinë e Koordinimit të Ministrive dhe Agjencive, në Agjencinë për Media dhe Informim – klasa II-1