Programi për kujdesin e shikimit të fëmijëve, Manastirliu: Kontroll periodik për më shumë se 270 mijë fëmijë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Programi për kujdesin e shikimit të fëmijëve, Manastirliu: Kontroll periodik për më shumë se 270 mijë fëmijë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastrirliu njoftoi ditën e sotme në një komunikim për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se Qeveria Shqiptare ka miratuar paketën e programit kombëtar për kujdesin e shikimit të fëmijëve.

Ky program do të garantojë kujdesin për shikimin e fëmijëve që nga të porsalindurit deri te fëmijët e moshës 14 – vjeçare, duke ofruar një kontroll periodik të syve për më shumë se 270 mijë fëmijë.

“Kemi si synim që përgjatë të gjithë ciklit të jetës të kujdesemi për fëmijët, prandaj ky program vjen në kuadër të politikave tona universale për përkujdesin ndaj fëmijëve por edhe për të siguruar mirërritjen dhe zhvillimin e tyre. Programi do të fillojë aplikimin menjëherë pas trajnimit të mjekëve në shkolla, të mjekëve të familjes dhe ndërtimit të kapaciteteve dhe strukturës që do të ngrihet në shkolla.”

Ministrja sqaroi se programi përfshin tre etapa. Ai nis me aplikimin e menjëhershëm tek të porsalindurit, ku do të bëhet një vlerësim që në lindje të fëmijëve dhe më pas në gjashtë mujorin e dytë të jetës do të ketë një rivlerësim të dytë në strukturat e kujdesit shëndetësor në shkolla dhe qendrat shëndetësore.

Ndërkohë për të gjithë ato fëmijë që do të rezultojnë me problematika në shikimin do të ketë një referencë për mjekun specialist në strukturat shëndetësore.

Previous Vendimet e Qeverisë 20 prill

Leave Your Comment