Programi për Përshpejtimin e Pranimit të Pagesave Elektronike, hap konkret për reduktimin e informalitetit dhe rritjen e zhvillimit të ekonomisë shqiptare - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Programi për Përshpejtimin e Pranimit të Pagesave Elektronike, hap konkret për reduktimin e informalitetit dhe rritjen e zhvillimit të ekonomisë shqiptare

U lançua sot Programi “Posi” për Përshpejtimin e Pranimit të Pagesave Elektronike, në partneritet me Mastercard Europe, një hap konkret për të reduktuar informalitetin dhe për të rritur ritmin e zhvillimit të ekonomisë shqiptare

Mastercard synon të mbështesë objektivat e qeverisë Shqiptare për të përshpejtuar transformimin digjital të vendit përmes “Programit të Partneritetit Digjital për Shqipërinë”, një iniciativë katërvjeçare që përfshin bashkëpunimin mes sektorit publik dhe privat. Programi do të përqëndrohet në tre sektorë:Digjitalizimin e pagesave dhe mbështetjen e biznesee tëvogla dhe të mesme,Turizmin e bazuar në të dhëna, Sigurinë kibernetike

Me mbështetjen e qeverisë dhe një fushatë ndërgjegjësimi për tregtarët dhe qytetarët, ky transformim do të sjellë më shumë mundësi, më pak kosto dhe një ekonomi më të fortë për të gjithë.

Eventin e  organizuar me këtë rast e përshëndeti edhe Kryeministri Rama.

* * *

Përshëndetje të gjithëve! Së pari, dua t’i uroj mirëseardhjen drejtorit të MasterCard për Europën dhe gjithë skuadrës së tij, e cila siç e tha drejtori vjen për të dytën herë në Shqipëri dhe këtë herë për të lançuar një produkt të domosdoshëm për tregun, të mirëpritur nga Banka e Shqipërisë dhe nga bankat e nivelit të dytë dhe shumë të dobishëm për qytetarët e këtij vendi. 

Më vjen shumë mirë se këta kapitalistët e mëdhenj, nuk shquhenpër ta mbajtur fjalën në kohë, por kapitalistët e MasterCard e mbajtën fjalën, sipas afateve që dakordësuan dhe vetë drejtori që unë dyshoj se do ketë ndonjë % në DNA e vet këtej nga Ballkani u kthye dhe vetë personalisht për të thënë që “fjalën mbajta dhe ja ku jam këtu”. Dhe siç e dëgjuat bëri dhe prezantimin e këtij aktori të ri të fuqishëm me reputacion dhe eksperiencë  tëjashtëzakonshme globale siç është MasterCard. 

Për ne është shumë e rëndësishme që MasterCard hyn në Shqipëri si rezultat i faktit që sot, siç tha drejtori e gjen tregun shqiptar të gatshëm për të adoptuar veten me produktin e MasterCard-it, por nga ana tjetër për ne është shumë e mirëpritur ardhja e MasterCard sepse është koha që revolucioni ynë dixhital të thellohet shumë më tepër edhe në drejtim të thjeshtimit dhe të përmirësim të sistemit të pagesave në vend. 

Ne kemi bërë një punë të jashtëzakonshme me shërbimet online.Kemi sot mbi 95% të shërbimeve që kryen shteti online, nuk kemi arritur akoma të bëjmë online martesën se duhen dëshmitarët, duhen fizikisht të jenë të pranishëm të dashuruarit, etj, etj. Mbase do të arrihet edhe kjo, po ne nuk e kemi arritur dhe një sërë shërbimesh të tjera, siç është marrja e gjurmëve të gishtave për pasaportat, kartat e identitetit, pra shumë pak shërbime  shumë speciale kërkojnë praninë e individëve.

Dhe me këtë revolucion ne kemi praktikisht sipas një auditi ndërkombëtar që morëm për të parë se çfarë ka pasur si rezultat të drejtpërdrejtë në ekonominë e shqiptarëve, ky transformim, 620 milionë euro të kursyera thjeshtë nga kalimi i shërbimeve, nga shërbime fizike, me sportel, me radha, me udhëtime, me kosto benzine etj etj, 620 milionë

Por ajo që është më shokuese akoma është se janë kursyer vajtje-ardhje të barabarta me 25,000  rrotullime përreth tokës, kaq është distanca që iu është kursyer njerëzve, duke ia u dhënë shërbimet online. Duhet të kemi parasysh që nga platforma e shërbimit online përfitojnë dhe të gjithë shqiptarët që janë jashtë, të cilët të pa këtë platformë, për çdo shërbim duhet të vinin në Shqipëri, ose për disa shërbime specifike të domosdoshme, atje duhet të shkonin patjetër në konsullatën ose në ambasadën shqiptare. 

Tani, kur vijmë tek pagesat, ne kemi të dhëna shumë të frikshme, negativisht, përsa i përket përdorimit masiv të (cash-it) keshit dhe përdorimit minimalist të kartave të kreditit, ndërkohë që e dhëna pozitive është se kur ne kemi marrë detyrën, kanë qenë rreth 30% e qytetarëve me një llogari bankare, sot numri ka shkuar në thuajse 80%, pra, kemi një masë kritike që mund ta angazhojmë në gjithë këtë proces dhe nga ana tjetër, drejtori e tha MasterCardin, në fakt na ka, na ka nxjerrë herë pas here me shkëlqim në ato klasifikimet e tij për vendet më të frekuentuara turistike. 

Shqipëria në turizëm është sot në majë, si vendi me rritjen më të lartë të turistëve mes një grushti vendesh. Dhe nga ana tjetër, ne konstatojmë që rritja e të ardhurave nga turizmi ka shkuar në thuajse 5 miliardë, mirëpo vetëm 4% e transaksioneve bëhen me kartë krediti.

Dhe kjo tregon se sa i madh është boshllëku dhe tregon edhe sa shumë para, të cilat nuk i takojnë atyre që i mbajnë, duhet t’i shkojnë mbrapsht qytetarëve për TVSH-në dhe sa shumë të ardhura të tjera duhet t’i shkojnë qytetarëve përmes taksave, gjë për të cilën ne besojmë që digjitalizimi i pagesave është një nga instrumentet themelore, në mos instrumenti më i drejtpërdrejtë.

Por ajo që ne kemi diskutuar vazhdimisht nën drejtimin e ministres për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit ka qenë që këtë proces ta bëjmë butë dhe me MasterCardin, diskutimi që kemi bërë dhe filozofia me të cilën na ka prezantuar drejtori me ekipin e tij ka qenë që të mos hyjmë në një fazë të re të sjelljes së qytetarëve me biznesin, biznesin me qytetarët, me imponim dhe me masa shtrënguese, por të hyjmë fillimisht me një ftesë për bashkëpunim, që MasterCardi faktikisht e materializon me këtë program, duke shpërndarë 4750, POSE i thonë këta, por për ata që nuk e dinë, janë terminale pagese pra ato mrokullat e pagesave falas në mënyrë që hotelet, restorantet, marketet dhe taksitë të mund t’i aksesojnë këto mrroklla pa qenë të shtrënguar që të dalin dhe t’i paguajnë në treg.

Jo vetëm kaq, por Masterkardi ka edhe një limit të caktuar për përdoruesit e këtyre mrroklave që nuk paguajnë asnjë komision, pra 0% të komisionit, deri në një prag vjetor të caktuar mbi pragun, pastaj fillon komisioni. Është pozitive ajo që tha drejtori që nga studimi i bërë nga MasterCardi, janë mbi 50% operatorët e biznesit që e konsiderojnë pozitive mundësinë

Kryeministri Edi Rama: për të marrë mrokullën dhe për të filluar transaksionet në botën e sotme, jo akoma në epokën e gurit dhe në ndërkohë, përveç këtyre, mbi 50%, ka një tjetër aspekt që është i rëndësishëm që 83% e atyre që e përdorin këtë mrokull kanë një rritje të lëvizjes së dinamikës të numrit të klientëve dhe transaksioneve si rezultat i pamjes së shëndetshme që ka biznesi i tyre dhe si rezultat i besimit që krijohet pa futur në mes lekët “Kam ta thyej, nuk kam ta thyej, shko e thyeje pak aty afër, shiko se i kam të pathyera” dhe në fund historia degradon në një muhabet pazaresh otomane.

Kështu që, për të gjitha këto arsye, për të mos u zgjatur unë besoj që është një ditë shumë e mirë për ne, është një ditë shumë e mirë për tregun, është një ditë shumë e mirë për bankat.Bankat gjithmonë ditë të mira kanë këtu në Shqipëri, janë dhe i vetmi lloj biznesi në planet që kur nuk i ecën mirë ndonjë gjë, ia rrasin klientëve, qeveria për shembull nuk e bën dot kurrë këtë punë, dhe është një ditë e mirë patjetër dhe për Mastercard megjithëse është një  elefant i madh, por në këtë tregun tonë të vogël, ne kemi konsumatorë agresivë. Shqiptarët kanë një proporcion shumë interesant midis nivelit të ankesës për çfarë nuk shkon dhe nivelit të konsumit; sa më shumë rrisin konsumin, aq më shumë ankohen që nuk shkon kjo punë. Nuk shkon në kuptimin që duan të konsumojnë më tepër dhe kjo nabën shumë optimistë për të ardhmen sepse ekonomia jonë dhe fuqia jonë është pikërisht individi shqiptar.

Kështu që, duke ju falenderuar dhe njëherë të gjithë, pa dashur të vazhdoj të flas sepse nuk e kam zakon të flas gjatë, ju përsëris atë që tha guvernatori të gjithë bankave që ta mbështesin këtë proces në mënyrë aktive, është shumë e rëndësishme për ne,ashtu sikundër tani shpresoj që pas ardhjes së Mastercard do kemi mundësinë që të presim edhe VISA këtu në Shqipëri se nuk do rrinë pa ardhur tani se kur i kemi thënë “Hajdeni” na thonin “Nuk është Shqipëria shumë interesante për ne akoma”. Tani që Shqipëria u bë interesante erdhi Mastercard përpara. 

Ne tani jemi në krahun e Mastercard, VISA duhet ta dijë që këtu do ta ketë një vështirësi shumë më të lartë për të bërë marrëveshje me ne.

Shumë faleminderit të gjithëve dhe shumë suksese bankave se kanë shumë nevojë për të pasur sukses.

Previous Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme 2025 të “Confindustria Albania”