Projekti “Generation Next Albania” / Ministrja Kushi: Rrisim aftësitë digjitale të nxënësve dhe mësuesve - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Projekti “Generation Next Albania” / Ministrja Kushi: Rrisim aftësitë digjitale të nxënësve dhe mësuesve

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi së bashku me Drejtoreshën Ekzekutive të Vodafone Albania znj. Katia Stathaki morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në përfundim të fazës së parë të programit STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë), program i gjeneratës së re digjitale në Shqipëri, pjesë e projektit “Generation Next Albania”, i cili synon rritjen e aftësive digjitale për nxënësit e shkollave.

Faza e parë e projektit “Generation Next” është zhvilluar në 12 shkolla të vendit me trajnimin e 250 nxënësve të moshës 11- 18 vjeç dhe mësueseve të 15 shkollave të vendit që zgjati për rreth dy muaj e gjysmë.

Në fjalën e saj ministrja tha se në një periudhë kaq të shkurtër ky projekt dha rezultate domethënëse dhe nxënësit kanë qenë kaq shumë të përfshirë bashkë me mësuesit.

Duke falënderuar Vodafone Albania që i dha mbështetje këtij projekti, znj. Kushi tha se për vitin e ardhshëm plani është që shpërndarja të jetë jo vetëm në 12 shkolla, por edhe në 30 shkolla, ndërkohë që deri në fund të projektit, në fund të tre viteve të jenë gjithsej 60 shkolla.

Në fushën e teknologjisë në sistemin arsimor, Kushi tha se duke filluar nga viti i ardhshëm Kodimi dhe Teknologjia e Informacionit TIK do të jetë që në klasën e parë. Po kështu do të fillojë një projekt pilot në 100 shkolla, i cili më pas do të zgjerohet në të gjitha shkollat e Shqipërisë. Një tjetër projekt është ai i nisur me AADF, për Inteligjencën artificiale në shkolla.

“Ky vit ka qenë shumë vit produktiv sidomos për sa i takon teknologjisë dhe këtyre aftësive të reja që i kërkon tashmë shekulli 21,”- u shpreh ministrja.

Një falënderim të veçantë ministrja Kushi e ka bërë për të gjithë mësuesit dhe për kontributin e tyre në realizimin e këtij konkursi.

Previous Deklarate 15 qershor 2022

Leave Your Comment