Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 1 Prill 2026

Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 1 Prill 2026:

 

P R O J E K T L I GJ

PËR

 

DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9154, DATË 6.11.2003, “PËR ARKIVAT”, TË NDRYSHUAR

 

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

 

Në ligjin nr.9154, datë 6.11.2003, “Për arkivat”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

 

Neni 1

 

Në pikën 2, të nenit 10, fjalët “… në varësi të Kryeministrit …” zëvendësohen me “… në varësi të ministrit përgjegjës për kulturën …”.

 

Neni 2

 

Në shkronjën “a”, të pikës 1, të nenit 11, fjalët “… Këshillit të Ministrave dhe Kryeministrit …” zëvendësohen me “… ministrit përgjegjës për                                 kulturën …”.

 

Neni 3

Dispozitë kalimtare

 

Buxheti i miratuar për vitin 2026 për Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, deri në rishikimin e ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, ekzekutohet në strukturën aktuale buxhetore, në përputhje me rregullat e legjislacionit buxhetor në fuqi.

 

Neni 4

Hyrja në fuqi

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

 

K R Y E T A R I

NIKO PELESHI

###

V E N D I M

PËR

 

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME  NË LIGJIN NR.9154, DATË 6.11.2003, “PËR ARKIVAT”,  TË NDRYSHUAR”

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

 

 

V E N D O S I:

 

 

Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.9154, datë 6.11.2003, “Për arkivat”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA