Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 11 mars 2026
Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 11 mars 2026:
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN PËR ZBATIMIN E DISPOZITAVE TË KONVENTËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA PËR TË DREJTËN E DETIT TË 10 DHJETORIT 1982, QË LIDHEN ME RUAJTJEN DHE MENAXHIMIN E BURIMEVE PESHKORE NDËRKUFITARE DHE TË BURIMEVE SHUMËMIGRUESE”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 18, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për zbatimin e dispozitave të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit të 10 dhjetorit 1982, që lidhen me ruajtjen dhe menaxhimin e burimeve peshkore ndërkufitare dhe të burimeve shumëmigruese”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN PËR ZBATIMIN E DISPOZITAVE TË KONVENTËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA PËR TË DREJTËN E DETIT TË 10 DHJETORIT 1982, QË LIDHEN ME RUAJTJEN DHE MENAXHIMIN E BURIMEVE PESHKORE NDËRKUFITARE DHE TË BURIMEVE SHUMËMIGRUESE
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për zbatimin e dispozitave të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit të 10 dhjetorit 1982, që lidhen me ruajtjen dhe menaxhimin e burimeve peshkore ndërkufitare dhe të burimeve shumëmigruese, bërë në New York, më 4.8.1995, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
NIKO PELESHI