Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 19 Dhjetor 2025

V E N D I M

 PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN PËR NDALIMIN E TREGTISË SË PALIGJSHME NË PRODUKTET E DUHANIT”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 18 të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për ndalimin e tregtisë së paligjshme në produktet e duhanit”, bërë në Seul, më 12 nëntor 2012, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

###

 

P R O J E K T L I GJ

PËR

ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË  NË PROTOKOLLIN PËR NDALIMIN E TREGTISË SË PALIGJSHME NË PRODUKTET E DUHANIT

 

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

Neni 1

 

Aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për ndalimin e tregtisë së paligjshme në produktet e duhanit, bërë në Seul, më 12 nëntor 2012, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

 

Neni 2

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

 

K R Y E T A R I

NIKO PELESHI

***

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE  I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, FRANCËS DHE KOMISIONIT EVROPIAN, PËR PROGRAMIN E BASHKËPUNIMIT (INTERREG VI-C) INTERREG EUROPE 2021-2027”

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Francës dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-C) Interreg Europe 2021-2027”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

###

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, FRANCËS DHE KOMISIONIT EVROPIAN, PËR PROGRAMIN E BASHKËPUNIMIT (INTERREG VI-C) INTERREG EUROPE 2021-2027

 

Në mbështetje të neneve, 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e  Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

Neni 1

 

Ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Francës dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-C) Interreg Europe 2021-2027, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

 

Neni 2

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

 

K R Y E T A R I

NIKO PELESHI

***

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE NR.1, ME SHKËMBIM LETRASH, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËRFAQËSUAR NGA ZYRA E KRYEMINISTRIT, DHE KOMISIONIT EVROPIAN, PËR PROGRAMIN E BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR SHQIPËRI–KOSOVË, 2021–2027, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.12/2024”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr.1, me shkëmbim të letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Zyra e Kryeministrit, dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri–Kosovë, 2021–2027, ratifikuar me ligjin nr.12/2024”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

    K R Y E M I N I S T R I

    EDI RAMA

###

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE NR.1, ME SHKËMBIM LETRASH, TË MARRËVESHJES  SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËRFAQËSUAR   NGA ZYRA E KRYEMINISTRIT, DHE KOMISIONIT EVROPIAN,  PËR PROGRAMIN E BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR                SHQIPËRI–KOSOVË, 2021–2027, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.12/2024

 

 

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e  Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

 

V E N D O S I:

Neni 1

 

Ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr.1, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Zyra e Kryeministrit, dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri–Kosovë, 2021–2027, ratifikuar me  ligjin nr.12/2024, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

 

Neni 2

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

 

K R Y E T A R I

NIKO PELESHI

***

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE NR.1 TË RISHIKUAR,  ME SHKËMBIM LETRASH, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, MALIT TË ZI DHE KOMISIONIT EVROPIAN, PËR PROGRAMIN IPA TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR MALI I ZI – SHQIPËRI 2021–2027, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.9/2024”

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr.1 të rishikuar, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021–2027, ratifikuar me                      ligjin nr.9/2024”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

    K R Y E M I N I S T R I

    EDI RAMA

##

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE NR.1 TË RISHIKUAR, ME SHKËMBIM LETRASH, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS     SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE  I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, MALIT TË ZI DHE KOMISIONIT EVROPIAN, PËR PROGRAMIN IPA TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR MALI I ZI – SHQIPËRI 2021–2027, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.9/2024

 

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e  Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

Neni 1

 

Ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr.1 të rishikuar, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021–2027, ratifikuar me ligjin nr.9/2024, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

 

Neni 2

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

 

K R Y E T A R I

NIKO PELESHI

***

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE NR.1, TË RISHIKUAR,  ME SHKËMBIM LETRASH, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS  SË SHQIPËRISË, REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT, PËRFAQËSUAR NGA SEKRETARIATI PËR ÇËSHTJET EVROPIANE, DHE KOMISIONIT EVROPIAN, PËR PROGRAMIN IPA  TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR MAQEDONIA  E VERIUT – SHQIPËRI, 2021-2027, RATIFIKUAR                                                ME LIGJIN NR.71/2024”

 

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

 

V E N D O S I:

 

 

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr.1, të rishikuar, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane, dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëri, 2021 – 2027, ratifikuar me ligjin nr.71/2024”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

###

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE NR.1, TË RISHIKUAR, ME SHKËMBIM LETRASH, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS  SË SHQIPËRISË, REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT, PËRFAQËSUAR NGA SEKRETARIATI PËR ÇËSHTJET EVROPIANE, DHE KOMISIONIT EVROPIAN, PËR PROGRAMIN IPA TË BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR MAQEDONIA  E VERIUT – SHQIPËRI, 2021 – 2027, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.71/2024

 

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e  Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

 

V E N D O S I:

 

 

Neni 1

 

Ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr.1, të rishikuar, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane, dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëri, 2021–2027, ratifikuar me ligjin nr.71/2024, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E T A R I

NIKO PELESHI

***

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E VENDIMIT NR.5/2024 TË KOMITETIT TË PËRBASHKËT TË MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË TË EVROPËS QENDRORE “PËR ASPEKTET TREGTARE TË TË DREJTAVE TË PRONËSISË INTELEKTUALE””

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e vendimit nr.5/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore “Për aspektet tregtare të të drejtave të pronësisë intelektuale””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

###

P R O J E K T L I GJ

PËR

 RATIFIKIMIN E VENDIMIT NR.5/2024 TË KOMITETIT TË PËRBASHKËT TË MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË TË EVROPËS QENDRORE “PËR ASPEKTET TREGTARE TË TË DREJTAVE TË PRONËSISË INTELEKTUALE”

 

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

 

Ratifikimin e vendimit nr.5/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore “Për aspektet tregtare të të drejtave të pronësisë intelektuale”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

 

K R Y E T A R I

NIKO PELESHI

***

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E VENDIMIT NR.6/2024 TË KOMITETIT TË PËRBASHKËT TË MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË TË EVROPËS QENDRORE “PËR LEHTËSIMIN E TREGTISË SË SHËRBIMEVE TË OFRUARA NGA AGJENCITË E UDHËTIMIT  DHE OPERATORËT TURISTIKË””

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e vendimit nr.6/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore “Për lehtësimin e tregtisë së shërbimeve të ofruara nga agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

###

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E VENDIMIT NR.6/2024 TË KOMITETIT  TË PËRBASHKËT TË MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË TË EVROPËS QENDRORE “PËR LEHTËSIMIN E TREGTISË SË SHËRBIMEVE TË OFRUARA NGA AGJENCITË E UDHËTIMIT DHE OPERATORËT TURISTIKË”

 

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

Neni 1

 

Ratifikimin e vendimit nr.6/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore “Për lehtësimin e tregtisë së shërbimeve të ofruara nga agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

 

Neni 2

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E T A R I

NIKO PELESHI