Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 25 Shtator 2026
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR PRANIMIN E NDRYSHIMEVE TË PËRSHTATURA MË 30 MAJ 2025 TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT TË PARISIT PËR KONTROLLIN SHTETËROR PORTUAL, BËRË NË PARIS, MË 26.1.1982, ADERUAR ME LIGJIN NR.9852, DATË 26.12.2007”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës dhe të nenit 18, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për pranimin e ndryshimeve të përshtatura më 30 maj 2025 të memorandumit të mirëkuptimit të Parisit për kontrollin shtetëror portual, bërë në Paris, më 26.1.1982, aderuar me ligjin nr.9852, datë 26.12.2007”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ALBANA KOÇIU
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
PRANIMIN E NDRYSHIMEVE TË PËRSHTATURA MË 30 MAJ 2025 TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT TË PARISIT PËR KONTROLLIN SHTETËROR PORTUAL, BËRË NË PARIS, MË 26.1.1982, ADERUAR ME LIGJIN NR.9852, DATË 26.12.2007
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Republika e Shqipërisë pranon ndryshimet e përshtatura më 30 maj 2025 të memorandumit të mirëkuptimit të Parisit për kontrollin shtetëror portual, bërë në Paris, më 26.1.1982, aderuar me ligjin nr.9852, datë 26.12.2007, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
NIKO PELESHI