Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 26 mars 2026

P R O J E K T L I GJ
PËR

DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.99/2024, “PËR INSPEKTIMIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në pikën 1, të nenit 12, emërtimi “… në varësi të Kryeministrit …” zëvendësohet me fjalët “… në varësi të ministrit përgjegjës për ekonominë …”.

Neni 2

Në shkronjën “d”, të nenit 18, fjalët “… Këshillit të Ministrave …” zëvendësohen me “… ministrit përgjegjës për ekonominë …”.

Neni 3

Në nenin 40 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Në pikën 1, fjalët “… jo më vonë …” zëvendësohen me “… jo më pak …”.

2. Në pikën 2 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:

a) Në shkronjën “c”, fjalët “… në pikën 5 …” zëvendësohen me “… në pikën 6 …”;
b) Në shkronjën “ç”, fjalët “… në pikën 1 …” zëvendësohen me “ … në pikat 1 dhe 2 …”.

Neni 4

Në pikën 7, të nenit 42, fjalët “… jo më vonë …” zëvendësohen me “… jo më pak …”.

Neni 5

Në pikën 2, të nenit 43, fjalët “… në pikën 6 …” zëvendësohen me “… në pikën 9 …”.

Neni 6

Në pikën 2, të nenit 105, fjalët “… jo më vonë …” zëvendësohen me “… jo më pak …”.

Neni 7
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
NIKO PELESHI
###
V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.99/2024, “PËR INSPEKTIMIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË””

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA