Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 28 Maj 2026 28 Maj 2026

P R O J E K T L I GJ
PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.10093, DATË 9.3.2009, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË PËR MBËSHTETJEN E SHOQËRISË CIVILE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.10093, datë 9.3.2009, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Pika 4, e nenit 2, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“4. Statuti i AMSHC-së miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe propozimet për të përcaktohen me vendim të bordit mbikëqyrës, i cili vendimin e përcjell nëpërmjet ministrit përgjegjës për mirëqenien sociale.”.

Neni 2

Në pikën 4, të nenit 8, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Fjalia e dytë ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Organizatat e shoqërisë civile, të regjistruara sipas ligjit, kanë të drejtë t’i dërgojnë propozimet për përfaqësim në bordin mbikëqyrës pranë ministrit përgjegjës për mirëqenien sociale.” .

2. Pas fjalisë së dytë shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:

“Anëtarët e bordit mbikëqyrës, përfaqësues të institucioneve të administratës publike qendrore, propozohen në Këshillin e Ministrave nga ministri përgjegjës për mirëqenien sociale.”.

Neni 3

Në nenin 9 bëhen këto ndryshime:

1. Shkronja “f” shfuqizohet.

2. Në shkronjën “g”, pas fjalëve “ … për veprimtarinë e AMSHC-së …;” shtohen “… nëpërmjet ministrit përgjegjës për mirëqenien sociale;”.

3. Pas shkronjës “gj” shtohet shkronja “ h”, me këtë përmbajtje:

“h) Miraton dhënien e grantit.”.

Neni 4

Në pikën 2, të nenit 10, hiqen fjalët “ … e 12, pika 4 …”.

Neni 5

Në nenin 12 bëhen këto ndryshime:

1. Shkronja “b”, e pikës 1, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“b) administron, mbikëqyr e drejton veprimtarinë e AMSHC-së, si dhe administron personelin, në përputhje me legjislacionin në fuqi, statutin e agjencisë dhe vendimet e bordit mbikëqyrës, me përjashtim të kompetencave për punësimin e nëpunësve civilë, të cilat ushtrohen nga autoritetet përgjegjëse, sipas legjislacionit në fuqi për nëpunësin civil;”.

2. Pika 4 shfuqizohet.

Neni 6

Në nenin 13 bëhen këto ndryshime:

1. Pika 3 shfuqizohet.

2. Në pikën 4, hiqen fjalët “ … ose i drejtorit ekzekutiv …”.

Neni 7

Pika 3, e nenit 15, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Nivelet e pagave dhe të shpërblimit të punonjësve të AMSHC-së, si dhe të kryetarit e anëtarëve të bordit mbikëqyrës miratohen nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me legjislacionin e posaçëm në fuqi. Marrëdhëniet e punës së punonjësve të AMSHC-së rregullohen sipas parashikimeve të legjislacionit për nëpunësin civil. Marrëdhëniet e punës për punonjësit administrativë rregullohen sipas dispozitave të Kodit të Punës.”.

Neni 8

Pas paragrafit të parë, të nenit 26, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:

“Vendimi i bordit mbikëqyrës për miratimin e dhënies së grantit ankimohet në përputhje me parashikimet e neneve 130 e vijues të Kodit të Procedurave Administrative.”.

Neni 9
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
NIKO PELESHI

###

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.10093, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË PËR MBËSHTETJEN E SHOQËRISË CIVILE””

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10093, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***
V E N D I M
PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GARANCISË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (BERZH), PËR MARRËVESHJEN E HUAS, NDËRMJET OPERATORIT TË SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE, SH.A., (OSHEE GROUP) DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR “PROJEKTIN E NËNSTACIONIT TË OSHEE-SË TIRANË””

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a., (OSHEE Group) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për “Projektin e nënstacionit të OSHEE-së Tiranë””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GARANCISË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (BERZH), PËR MARRËVESHJEN E HUAS, NDËRMJET OPERATORIT TË SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE, SH.A., (OSHEE GROUP) DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR “PROJEKTIN E NËNSTACIONIT TË OSHEE-SË TIRANË”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a., (OSHEE Group) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për “Projektin e Nënstacionit të OSHEE-së Tiranë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
NIKO PELESHI

***

DEFTESAT – PRODUKTET BUJQESORE