Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 6 mars 2026

V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN  E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT  TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE CASSA DEPOSITI E PRESTITI S.P.A., “PËRMIRËSIMI I RRJETIT TË TRANSMETIMIT  TË ENERGJISË ELEKTRIKE NË VERI TË SHQIPËRISË PAS TËRMETIT TË VITIT 2019””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17 të  ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Cassa Depositi e Prestiti S.p.A., “Përmirësimi i rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në veri të Shqipërisë pas tërmetit të  vitit 2019””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE CASSA DEPOSITI E PRESTITI S.P.A., “PËRMIRËSIMI I RRJETIT TË TRANSMETIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE NË VERI TË SHQIPËRISË PAS TËRMETIT TË VITIT 2019”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Cassa Depositi e Prestiti S.p.A., “Përmirësimi i rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në veri të Shqipërisë pas tërmetit të vitit 2019”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe ёshtё pjesё pёrbёrёse e tij.
    Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, MBI BASHKËPUNIMIN TEKNIK 2024, PËR PROJEKTIN “GREEN VJOSA (VJOSA E GJELBËR) – ZHVILLIM RAJONAL I GJELBËR DHE GJITHËPËRFSHIRËS NË ZONËN E UJËMBLEDHËSIT TË PARKUT KOMBËTAR TË VJOSËS””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës dhe të nenit 17 të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, mbi bashkëpunimin teknik 2024, për projektin “Green Vjosa (Vjosa e gjelbër) – Zhvillim rajonal i gjelbër dhe gjithëpërfshirës në zonën e ujëmbledhësit të Parkut Kombëtar të Vjosës””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT  TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË,  MBI BASHKËPUNIMIN TEKNIK 2024, PËR PROJEKTIN “GREEN VJOSA (VJOSA E GJELBËR) – ZHVILLIM RAJONAL I GJELBËR DHE GJITHËPËRFSHIRËS NË ZONËN E UJËMBLEDHËSIT  TË PARKUT KOMBËTAR TË VJOSËS”
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, mbi bashkëpunimin teknik 2024, për projektin “Green Vjosa (Vjosa e gjelbër) – Zhvillim rajonal i gjelbër dhe gjithëpërfshirës në zonën e ujëmbledhësit të Parkut Kombëtar të Vjosës”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SHUMËPALËSHE PËR LEHTËSIMIN E ZBATIMIT TË SHTYLLËS SË DYTË, SUBJEKT I RREGULLIT TATIMOR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të   ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e Konventës Shumëpalëshe për Lehtësimin e Zbatimit të Shtyllës së Dytë, Subjekt i Rregullit Tatimor”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E KONVENTËS SHUMËPALËSHE PËR LEHTËSIMIN E ZBATIMIT TË SHTYLLËS SË DYTË, SUBJEKT I RREGULLIT TATIMOR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
1. Ratifikimin e Konventës Shumëpalëshe për Lehtësimin e Zbatimit të Shtyllës së Dytë, Subjekt i Rregullit Tatimor, bërë në Paris, më 15 shtator 2023, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
2. Republika e Shqipërisë, për këtë konventë, paraqet njoftimet sipas dokumentit, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
     Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
 PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN  E PROTOKOLLIT SHTESË 7 PËR ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE TË MARRËVESHJES PËR AMENDIMIN DHE ADERIMIN NË MARRËVESHJEN E TREGTISË SË LIRË TË EVROPËS QENDRORE, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.9696,   DATË 21.3.2007”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e protokollit shtesë 7 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, ratifikuar me ligjin nr.9696,   datë 21.3.2007”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT SHTESË 7 PËR ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE TË MARRËVESHJES PËR AMENDIMIN DHE ADERIMIN NË MARRËVESHJEN E TREGTISË SË LIRË TË EVROPËS QENDRORE, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.9696,  DATË 21.3.2007
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e protokollit shtesë 7 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, ratifikuar me ligjin nr.9696, datë 21.3.2007, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Këshilli i Ministrave miraton procedurat e përzgjedhjes së anëtarëve dhe kryetarëve të panelit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, lidhur me çështjet e mbuluara nga marrëveshja e CEFTA-s, si dhe mënyrën e shpërblimit të tyre.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I 
NIKO PELESHI
***
P R O J E K T L I GJ
PËR 
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9917, DATË 19.5.2008, “PËR PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE DHE FINANCIMIT TË TERRORIZMIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Pas pikës 4, të nenit 2, shtohet pika 4/1, me këtë përmbajtje:
“4/1. “Financimi i armëve të dëmtimit në masë” është ofrimi i fondeve apo shërbimeve financiare që përdoren për prodhimin, përvetësimin, posedimin, zhvillimin, eksportin, transportin, transportin ndërmjetësues, ndërmjetësimin, transferimin, grumbullimin apo përdorimin e armëve kimike, biologjike, radiologjike ose bërthamore, mjeteve të dorëzimit të tyre dhe materialeve të lidhura me to.”.
Neni 2
Nënndarja “v”, e shkronjës “ll”, të nenit 3, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“v) vepron ose cakton dikë tjetër të veprojë si një aksionar përfaqësues për një person tjetër.”.
Neni 3
Shkronja “ç”,  e nenit 4, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“ç) në të gjitha rastet, pavarësisht nga limitet e raportimit, të parashikuara në këtë nen, kur ka dyshime për pastrim parash, financim të terrorizmit apo financim të armëve të dëmtimit në masë.”.
Neni 4
Fjalia hyrëse e pikës 1, të nenit 6, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Subjektet duhet të zbatojnë politika dhe të marrin masat e duhura, sipas rastit, për identifikimin dhe vlerësimin e rrezikut të pastrimit të parave, financimit të terrorizmit apo financimit të armëve të dëmtimit në masë që lidhen me:”.
Neni 5
Në pikën 3, të nenit 8, pas togfjalëshit “… organizata jofitimprurëse …” shtohen fjalët “… të konsideruara me rrezik të lartë …”.
Neni 6
Në pikën 1, të nenit 11, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Fjalia hyrëse e shkronjës “a” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“të hartojnë, të përditësojnë dhe të zbatojnë në mënyrë efektive rregulloret dhe/ose udhëzimet e brendshme, të cilat, në përpjesëtim me natyrën dhe përmasat e subjektit, parashikojnë marrjen e masave të përshtatshme për të kuptuar rrezikun e pastrimit të parave, financimit të terrorizmit apo financimit të armëve të dëmtimit në masë, që mund të lindë nga klientë ose transaksione, duke përfshirë, por jo duke u kufizuar në:”.
2. Në shkronjën “a/1” bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
a) Fjalia hyrëse ndryshohet, si më poshtë vijon:
“të identifikojnë, të vlerësojnë dhe të kuptojnë rreziqet e tyre të pastrimit të parave, financimit të terrorizmit apo financimit të armëve të dëmtimit në masë, për klientët, vendet apo zonat gjeografike, produktet, shërbimet, transaksionet apo kanalet e shpërndarjes. Për realizimin e këtij parashikimi kërkohet që subjektet:”.
b) Pas nënndarjes “v” shtohet nënndarja “vi”, me këtë përmbajtje:
“vi. të monitorojnë zbatimin e masave dhe kontrolleve të mësipërme, si dhe të zbatojnë masa shtesë, nëse është e nevojshme.”.
3. Shkronja “c” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“c) të krijojnë një sistem të centralizuar përgjegjës për grumbullimin dhe analizimin e të dhënave, duke u siguruar për përditësimin e tij të vazhdueshëm në përputhje më kërkesat e këtij ligji dhe akteve nënligjore përkatëse.”.
Neni 7
Në nenin 22 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Fjalia e parë, e shkronjës “g”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“urdhëron, kur ka arsye të bazuara në fakte dhe rrethana konkrete për pastrim parash, financim të terrorizmit apo financim të armëve të dëmtimit në masë, bllokimin ose ngrirjen e përkohshme të transaksionit ose të veprimit financiar, për një periudhë jo më shumë se 72 orë;”.
2. Pas shkronjës “g” shtohet shkronja “g/1”, me këtë përmbajtje:
“g/1) mekanizmi i përcaktuar në shkronjën “g”, të këtij neni, me të njëjtat kushte, mund të aplikohet edhe në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar;”.
3. Shkronja “ll” shfuqizohet.
4. Pas shkronjës “ll” shtohet shkronja “ll/1”, me këtë përmbajtje:
“ll/1) kryen edhe analiza strategjike, brenda fushës së veprimtarisë së vet. Për këtë  qëllim përdor të dhëna të disponueshme dhe kërkon statistika dhe të dhëna nga subjektet, autoritetet mbikëqyrëse dhe autoritetet e tjera kompetente, sipas nevojës.”.
Neni 8
Në nenin 23 bëhen këto ndryshime:
1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Komiteti i Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave është përgjegjës për përcaktimin e drejtimeve të politikës së përgjithshme shtetërore në fushën e parandalimit dhe luftës kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të armëve të dëmtimit në masë.”.
2. Fjalia e parë, e pikës 3, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Komiteti mblidhet të paktën 1 herë në vit për të shqyrtuar dhe analizuar raportet për veprimtaritë e kryera nga autoriteti përgjegjës, si dhe raportet për dokumentet e përgatitura nga institucionet dhe organizmat ndërkombëtarë, që ushtrojnë veprimtaritë e tyre në fushën e luftës kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të armëve të dëmtimit në masë.”.
3. Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“4. Në mbledhjet e komitetit mund të ftohen për të marrë pjesë ministra, deputetë, drejtues ose përfaqësues të institucioneve dhe ekspertë në fushën e parandalimit dhe luftës kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të armëve të dëmtimit në masë.”.
4. Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“5. Komiteti mund të krijojë grupe pune teknike dhe/ose operacionale për të ndihmuar në kryerjen e funksioneve që ka, si dhe për studimin e tipologjive e të teknikave të pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të armëve të dëmtimit në masë.”.
Neni 9
Pas nenit 23 shtohet neni 23/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 23/1
Vlerësimi Kombëtar i Rrezikut
1. Institucionet anëtare të Komitetit të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave, në përputhje me kompetencat e tyre ligjore, kontribuojnë në mënyrë periodike në vlerësimin e efektivitetit dhe frytshmërisë së sistemit kombëtar për parandalimin dhe luftën kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të përhapjes së armëve të dëmtimit në masë, nëpërmjet hartimit të Vlerësimit Kombëtar të Rrezikut, si dhe planit përkatës të veprimit për zbutjen e rreziqeve të identifikuara.
2. Agjencia e Inteligjencës Financiare, në cilësinë e autoritetit përgjegjës, koordinon dhe bashkërendon procesin e hartimit të Vlerësimit Kombëtar të Rrezikut dhe të planit të veprimit.
     Për këtë qëllim, Agjencia e Inteligjencës Financiare ka të drejtë të kërkojë dhe të marrë statistika, të dhëna dhe informacione nga:
a) subjektet e këtij ligji;
b) autoritetet mbikëqyrëse;
c) organet e administratës shtetërore dhe bazat përkatëse të të dhënave shtetërore;
ç) autoritetet e tjera kompetente të përfshira në parandalimin dhe luftën kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe financimit të armëve të dëmtimit në masë.
3. Vlerësimi Kombëtar i Rrezikut dhe plani përkatës i veprimit, i hartuar sipas pikës 2 të këtij neni, i paraqiten për miratim Komitetit të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave nga Agjencia e Inteligjencës Financiare.
4. Vlerësimi Kombëtar i Rrezikut rishikohet jo më pak se çdo 4 vjet.
5. Rezultatet e Vlerësimit Kombëtar të Rrezikut u vihen në dispozicion organeve kompetente, në përputhje me funksionet e tyre, autoriteteve mbikëqyrëse dhe subjekteve të ligjit.”.
Neni 10
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
NIKO PELESHI
###
V E N D I M 
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9917, DATË 19.5.2008,  “PËR PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE DHE FINANCIMIT TË TERRORIZMIT”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9917,  datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.