Projektligji për marrëveshjen me Jones Group - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Projektligji për marrëveshjen me Jones Group

E nderuar drejtuese e seancës,

Të nderuar kolegë deputetë,

Ndoshta ky projektligji meritonte të ishte pak më përpara në axhendë pasi është një nga projektligjet më të rëndësishme që ne kemi kaluar sot. Lufta kibernetike, mashtrimi informatik, rrjedhja e informacionit, vjedhja e të dhënave dhe shumë problematika të tjera, të cilat janë kthyer në një armë që mund ta përdorin edhe fëmijët e moshave të mitura, por edhe shtete apo vende të tjera të cilat kryejnë agresione. Ashtu siç është vënë re dhe siç e përmendën edhe parafolësit, prej kohësh Rusia ka vepruar me Ukrainën apo dhe me vendet e tjera.

Unë nuk do të ndalem për të bërë biografinë e “Jones Group”, as të Gjeneral Jones, pavarësisht se kam pasur kënaqësinë që ta njoh personalisht. Kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoj me këtë grup edhe para përpilimit të këtij ligji pasi ne kemi më shumë se dy vite që mbështetemi në eksperiencën e këtij grupi, të shkëlqyer do të thoja, dhe kemi një eksperiencë të shkëlqyer në fushën energjetike.

Prej më shumë se 18 muajsh “Jones Group” ofron për Operatorin e Transmetimit, pra në fushën energjetike, ofron shërbimet e tij për mbrojtjen kibernetike dhe për të thënë të drejtën rastet e sulmeve ndaj Operatorit të Transmetimit, si një nga kolonat më të rëndësishme të sektorit energjetik në Shqipëri, nuk kanë qenë të pakta. Parandalimi dhe mitigimi i këtyre rasteve të sulmeve kibernetike është një nga arsyet që na ka bërë të besojmë fort se “Jones Group” mund të kontribuoj rëndësishëm në Republikën e Shqipërisë.

Në këtë kontekst, Qeveria Shqiptare po ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm për të përmirësuar sigurinë e sistemeve informatike, të institucioneve shtetërore e nëpërmjet tyre për të garantuar sigurinë dhe privatësinë e të dhënave sensitive të çdo qytetari.

Kemi pasur vitin e fundit një rast i cili padyshim krijoi një amulli kudo, pasi të dhënat sensitive u bënë publike për një gabim njerëzor, por nuk përjashtohet fakti që kjo mund të ndodhë dhe me dashje dhe të jetë një problematikë që mund të godasë disa sektorë të tjerë. Siç ju thashë, duke qenë se të gjithë kolegët e mi e përmendën, cv-në, jetëshkrimin e shkëlqyer të Gjeneral Jones dhe të gjithë skuadrës së tij, unë duhet të përmend sesi arritëm këtu.

Në muajin tetor të vitit 2020 ne kemi shënuar dhe kemi nënshkruar një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, një marrëveshje ekonomike, e cila futi në një kuadër bashkëpunimi të qartë disa nga projektet më të mëdha në vendin tonë. Siç e përmendi dhe zoti Balla, projekti i kurorës do të quaja unë, kështu është padyshim ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës, një ëndërr në sirtar e të gjitha Qeverive, por që Qeveria Rama po e realizon atë, në bashkëpunim me një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit dhe të konstruksioneve të infrastrukturës kritike, siç është kompania Bechtel. Kemi nisur nga puna, e kemi informuar shpeshherë publikun për ecurinë e këtij projekti pasi bëhet fjalë për hidrocentralin i cili jo thjesht do të prodhoj energji, por hidrocentralin i cili do të optimizoj të gjitha hidrocentralet ekzistuese të kaskadës dhe për më tepër do të krijoj rezervën energjetike, atë që ne na mungon në vendin tonë.

Gjithashtu, përmes të njëjtës marrëveshje memorandumi ekonomik ne kemi nisur punën për rehabilitimin e termocentralit të Vlorës. Një termocentral që Qeveria Shqiptare vazhdon sot e kësaj dite e paguan para për shkak të një kredie që është marrë dikur, por që ky termocentral nuk u fut në punë asnjë ditë pasi u dizenjua dhe u ndërtua në mënyrën e gabuar. Kredia vazhdon dhe paguhet dhe ne sot dëgjojmë tek vjen opozita dhe na tregon sesi keq menaxhojmë energjinë në vendin tonë duke harruar ato humbjet në rrjet prej 45%, pra rreth gjysmës së energjisë që prodhohej humbej në rrjet apo duke harruar mbledhjen e të ardhurave vetëm 56%. Pra, me pak fjalë, gjysma e parave që duhet ti dorëzoheshin shtetit për energjinë që prodhonte shkonin dhe harroheshin rrugëve në premtime elektorale.

Kjo është diferenca midis Qeverisë Rama dhe çdo Qeverie tjetër e cila ka abuzuar me sistemin energjetik dhe me çdo sistem tjetër që ka pasur mundësi që të abuzoj.

Sot, termocentrali i Vlorës është në hapat e fundit të dizenjimit të tij për të nisur nga e para një punë, po një punë tashmë ku do të prodhoj energji dhe do na krijojë atë sigurie energjetike që ne flasim prej kohësh. Që nuk do të jetë më në varësi të motit dhe Shqipëria, jo nuk do të bëhet një superfuqi energjetike siç premtonte dikur Sali Berisha, por do të bëhet një vend eksportues i energjisë. Pra pasi të mbuloj të gjitha nevojat e tregut shqiptar do të ketë mundësi dhe të eksportoj këtë energji duke i sjellë të ardhura buxhetit të shtetit për të gjitha investimet dhe për të gjitha projektet që ne do të ngremë në të ardhmen. Megjithatë të gjitha këto investime, sigurisht kanë nevojë të mbrohen, si energjia ashtu edhe infrastruktura të tjera kritike, siç është transporti ajror, transporti detar dhe shumë pjesë të tjera të sektorëve dinamik, kanë nevojë për mbrojtjen kibernetike dhe përzgjedhja jonë e “Jones Group”, e cila u debatua kaq shumë nëpër komisione pse e zgjidhëm në mënyrë të drejtpërdrejt. E zgjodhëm në bazë të parimit të memorandumit ekonomik, ashtu siç kemi zgjedhur Bechtel dhe ashtu siç kemi zgjedhur Exxon Mobile apo Excelerate Power. Është i njëjti parim.

Megjithatë, opozita tashmë e ka bërë rrugë që duhet të kundërshtoj gjithçka, të baltosë gjithçka, por shqiptarët e dinë shumë mirë se akoma një partner tjetër i rëndësishëm si “Jones Group” i afrohet Republikës së Shqipërisë për ti ofruar një shërbim të rëndësishëm që është mbrojtja kibernetike.

Ndaj unë i bëj thirrje të gjithë kolegëve të mi edhe atyre që sot folën aq mirë dhe aq saktë që ta votojmë këtë projektligj dhe ti japim mundësi Republikës tonë që të mbrohet edhe nga sulmet kibernetike.

Shumë faleminderit!

Previous Fjala e Ministres Balluku në Kuvend

Leave Your Comment