Prona e ish-Uzinës së Përpunimit të Bakrit në Rubik është dhe mbetet në pronësi të KAYO-s
Në lidhje me pretendimin e publikuar në media se prona e ish-Uzinës së Përpunimit të Bakrit në Rubik i është “dhuruar” një subjekti privat, Agjencia për Media dhe Informim sqaron opinionin publik se ky pretendim është i pavërtetë.
Prona është dhe mbetet në pronësi të KAYO, shoqëri me 100% kapital shtetëror. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 140, datë 6.3.2025, ndalon shprehimisht tjetërsimin e kësaj pasurie. Dhënia në përdorim për veprimtari industriale nuk përbën kalim pronësie apo privatizim.