Prononcim për media i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, pas Samitit V të Gruas së Diasporës Shqiptare - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Prononcim për media i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, pas Samitit V të Gruas së Diasporës Shqiptare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është pyetur  sot nga gazetarët lidhur me Konferencën e Dytë Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Evropian, që pritet të mbahet javën e ardhshme në Luxemburg.

Pyetje: Jemi 4 ditë larg nga takimi i Luxemburgut. Si shkon Shqipëria në këtë mbledhje?

Ministri Hasani: Shqipëria shkon e mirëorganizuar, e qartë në atë që kërkon, e bindur që do të përfaqësojë vlerat më të mira të vetat. Qeveria ka plotësuar pjesën më të madhe të detyrimeve të saj. E gjithë përpjekja, është përpjekja e të gjithë shoqërisë shqiptare që ne të vazhdojmë punën që kemi arritur deri më sot.

Lutem të gjithë shqiptareve dhe shqiptarëve, që këtë moment historik ta konsiderojnë moment historik të tyrin dhe jo të asnjë grupi apo individi të përfshirë në të.

 

Pyetje: Çfarë do të kërkoni konkretisht?

Ministri Hasani: Do hapen kapitujt.

 

Pyetje: Bëhet fjalë edhe për para. A i keni plotësuar kushtet?

Ministri Hasani: Kjo nuk është pjesë parash apo punë xhepash. Ky është momenti më i rëndësishëm i marrëdhënies së Shqipërisë me Bashkimin Evropian, me familjen në të cilën ne bëjmë pjesë.

Previous Vendimi për rritjen e trajtimit financiar, sa përfitojnë efektivët e Forcës Ajrore