Publikohet Strategjia Kombëtare e Rinisë 2022-2029 - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Publikohet Strategjia Kombëtare e Rinisë 2022-2029

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka publikuar ditën e sotme Strategjinë Kombëtare të Rinisë 2022-2029 (kliko këtu për të parë dokumentin e plotë), e cila është miratuar nga Këshilli i Ministrave më 26 tetor 2022 dhe është e para strategji 8-vjeçare që i dedikohet rinisë në Shqipëri, duke i dhënë kaq fokus dhe rëndësi të rinjve, edukimit, talenteve të tyre dhe kërkesave që ata kanë në fusha të ndryshme.

Përtej publikimit të Strategjisë së miratuar në Fletoren Zyrtare, sigurisht që qëllimi ka qenë përgatitja e kësaj strategjie në një format lehtësisht të aksesueshëm dhe përvetësueshëm nga të rinjtë, organizatat rinore, dhe gjithë ata aktorë të ekosistemit të rinisë.

Kujtojmë që më herët, për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Rininë 2022-2029, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, ka zhvilluar një proces të gjatë konsultimi, të organizuar në disa faza, që ka zgjatur nga gushti 2021 deri në shkurt të vitit 2022, ku të rinjtë anë e kënd Shqipërisë kanë pasur mundësinë të ngrenë shqetësimet e tyre. Strategjia Kombëtare për Rininë 2022-2029 përfshin të gjitha masat dhe projektet që do të ndërmerren dhe kanë filluar të zbatohen, për të përmirësuar situatën e të rinjve në Shqipëri duke u ofruar mundësi të barabarta me të rinjtë europianë e duke u krijuar kështu mundësi për arsim cilësor dhe përfshirje në tregun e punës shqiptar dhe atë ndërkombëtar.

Ndër të tjera, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi uron të rinjtë për Strategjinë. “Ta gëzoni Strategjinë tuaj Kombëtare të Rinisë 2022-2029” uron Muzhaqi të rinjtë për strategjinë në të cilën kanë kontribuar për të përmirësuar jetën e tyre.

Previous Dialogu kombëtar me sipërmarrjen për rritjen e pagave vijon/ Transformim rrënjësor i sistemit të pagave kudo në vend