Punësimi i të rinjve në Agro-industri - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Punësimi i të rinjve në Agro-industri

Nënshkruhet marrëveshja mes Ministrisë së Bujqësisë, Universitetit Bujqësor dhe kompanive të sektorit të ushqimit dhe agropërpunimit. Krifca: Një hap i rëndësishëm për lidhjen e studentëve me tregun.

Me iniciativë në Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në Universitetin Bujqësor të Tiranës është nënshkruar një marrëveshje tripalëshe me synim integrimin e studentëve më shpejt në tregun e punës gjatë studimeve dhe pas diplomimit të tyre. Të pranishëm në takimin e mbajtur me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ishte Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvllimit Rural, Frida Krifca, rektori i UBT-së, Fatbardh Sallaku si dhe përfaqëses të agrobizneseve, pedagogë e studentë.
Ministrja Krifca bëri me dije se nga takimet e saj të përditshme dhe nga analizat sektoriale që zhvillohen në mënyrë periodike, konstatohet se kompanitë agroushqimore, kompanitë e peshkimit, fermat, njësitë e agroturizmit, vet ministria e bujqësisë, kompanitë grumbulluese dhe eksportuese janë të gjitha në kërkim të punonjësve jo vetëm të rinj por edhe profesionistë.
Të dhënat tregojnë se nga UBT punësohen, që në vitin e parë pas përfundimit të studimeve, 80% e studentëve, por vetëm 30% e tyre punësohen në profesionin për të cilin kanë studiuar dhe janë diplomuar.

“Sot jemi këtu, në takimin tonë të përmuajshëm, për të ndërtuar zgjidhjen e këtij problemi që dëmton jo vetëm studentët por dhe nuk na lejon të shfrytëzojmë maksimalisht potencialin e bujqësisë. Unë dua që universiteti dhe sektori bujqësor prodhues të punojnë së bashku për të plotësuar kërkesat e njeri tjetrit. Në një anë kemi studentët që duan të punësohen, në anën tjetër kemi kompani që kërkojnë punonjës të specializuar. Ne jemi këtu për të bërë të mundur këtë bashkëpunim i cili jam e sigurt ekziston midis biznesit dhe Universitetit, por që me ndihmën e ministrisë do të jetë edhe më efikas dhe e aplikueshëm.
Marrëveshjet që nisim të realizojmë sot janë trepalëshe dhe përmbajnë detyra specifike për secilën palë në mënyrë që përgjegjësitë të jenë të qarta dhe objektivat të matshme”, theksoi ministrja Krifca. Sipas ministres, për sa i përket Ministrisë së Bujqësisë, do të lehtësohet aksesi për studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës për të gjitha shërbimet për punësim dhe praktika profesionale.

Nga kompanitë angazhimi konsiston në të qënit aktiv me mbajtjen e komunikimit me zyrat e karrierës së studentëve, me synim ofrimin e vazhdueshëm të praktive të punës si dhe të konsiderojë studentët që formohen këtu si burimin kryesor të punësimeve të tyre të ardhshme.
Për sa i përket Universitetit, detyra dhe përgjegjësitë lidhen me mobilizimin e burimeve njerëzore apo infrastrukturore, ofrimin e ekspertizës së duhur për analiza dhe hulumtime, mbështetjen e karrierës së studentëve si dhe të realizoj promocionin e duhur kur flitet për karrierën e studentëve të saj.
Në takim u nënshkruan marrëveshje me disa nga kompanitë lider në tregun e agrobiznesit në Shqipëri.

Previous Ministrja Kushi vizitë zyrtare në Poloni për një bashkëpunim të ri mes dy vendeve në fushën e Sportit

Leave Your Comment