Punësohen 324 infermierë në dy muajt e parë të këtij viti, Manastirliu: Pas mjekëve specialistë, do të vijojmë rritjen e targetuar të pagave për personelin shëndetësor - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Punësohen 324 infermierë në dy muajt e parë të këtij viti, Manastirliu: Pas mjekëve specialistë, do të vijojmë rritjen e targetuar të pagave për personelin shëndetësor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka marrë pjesë në një takim me infermierët e rinj të punësuar në dy muajt e parë të këtij viti nga Portali ‘Infermierë për Shqipërinë”.“Tashmë prej 2018-ës ne e kemi siguruar dhe fakti që jemi sot këtu tregon që ne kemi vullnetin dhe vendosmërinë për të fuqizuar sistemet e rekrutimit mbi bazë të meritës dhe transparencës dhe ju jeni dëshmi e këtij realiteti. Jeni 324 infermierë e teknikë të shkencave mjekësore, që jeni punësuar në vetëm dy muaj e pak në sistemin shëndetësor publik”,- bëri me dije Ministrja Manastirliu.Në takimin me infermierët e rinj, Ministrja Manastirliu tha se pas rritjes me 50 mijë lekë për mjekët specialistë, rritja e pagave të targetuara do të vijojë.“Ne nga pikënisja rritëm me 63% pagat për gjithë personelin tonë shëndetësor edhe këtë vit do të ketë rrijte page me 7% për personelin infiermeror dhe për mjekët e familjes. Lajmi i madh që u dha në Kongresin e Shëndetësisë ishte se për mjekë specialistë do të kemi një rritje page të targetuar këtë vit, por duke filluar nga viti tjetër e në vazhdim ne do të vijojmë që të kemi rritje të targetuara edhe për kategoritë e tjera në Shëndetësi”,- theksoi Manastirliu.Duke folur për lëvizje e profesionistëve të Shëndetësisë Ministrja Manastirliu tha: “Po adresojmë sfidën e mobilitetit të lëvizjes së profesionistëve, që është një sfidë e cila nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por ka prekur rajonin dhe Europën. Përmiresimi i kushteve të punës, investimet në vazhdim dhe incetivimi nëpërmjet rritjes së pagave janë tre kolonat kyçe që ne jemi duke adresuar këto sfida që po përballet jo vetëm Shqipëria”,- tha Manastirliu.Portali “Infermierë për Shqipërinë” tashmë është kthyer në një instrument i cili promovon punësimin në bazë meritokracie dhe transparence duke i mundësuar sistemit shëndetësor të rekrutojë më të mirët. Mbi  5 mijë infermierë janë punësuar me portal nga janari 2018 që kur nisi aplikimin ky instrumet. Vetëm gjatë procesit të fundit kanë aplikuar 2,030 teknikë të shkencave mjekësore. Për periudhën janar-shkurt 2023 janë punësuar 324 teknikë të shkencave mjekësore në strukturat shëndetësore publike.

Previous Ministri Peleshi, komandantja e Gardës së New Jersey dhe ambasadorja Yuri Kim, vizitë në pikën e rekrutimeve në qendër të Tiranës