Punët e Brendshme/Arritjet gjatë vitit 2022, sfida dhe objektiva në 2023 - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Punët e Brendshme/Arritjet gjatë vitit 2022, sfida dhe objektiva në 2023

Gjatë 2022 kemi bërë një hap goxha të rëndësishëm për reformimin e Policisë së Shtetit, sidomos në ristrukturimin e Policisë Kriminale, për të rritur eficencën e saj. Ky reformim është kryer me asistencën e partnerëve gjermanë. Gjatë këtij viti, Policia Kriminale do të riorganizohet së brendshmi dhe tashmë është bërë edhe struktura e re, siç janë modelet në pothuajse të gjitha vendet perëndimore.

Kemi krijuar për herë të parë një drejtori të posaçme që do merret me luftën kundër narkotikëve, një tjetër për grupet e organizuar dhe gjithashtu një strukturë të veçantë për krimet e rënda.

Gjatë vitit 2022 një rëndësi shumë të madhe i kemi dhënë momentit të fiksimit të provave në një ngjarje kriminale, duke modernizuar e fuqizuar Institutin e Policisë Shkencore. Jemi në përfundim të procedurave për ngritjen e një godine tërësisht të re për Policinë Shkencore, e cila do të pajiset me mjete të siguruara nga një grant i qeverisë britanike prej 4 mln paund.

Nga bashkëpunimi me britanikët, ne kemi arritur të ndërtojmë një database me ADN të fiksuara në vendngjarje prej shumë vitesh, ku gjenden rreth 11 mijë mostra të ndryshme ADN.

Gjatë 2022 kemi një bashkëpunim shumë të ftrutshëm me policitë partnere të vendeve të BE, që solli si rezultat 20 operacione të përbashkëta policore. Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, MB si interlokutore me Europol, ka bërë të mundshëm aksesin e disa agjencive ligjzbatuese si SPAK, BKH, Doganat, në një nga database-t më të rëndësishme të Europol. Ky nivel marrëdhëniesh me partnerët tregon besimin që gëzon Policia e Shtetit tashmë çka krijoi kushtet që ne të rrisim prezencën tonë ne Europol, duke shtuar një oficer tjetër policie.

Gjatë vitit 2022 kemi shtuar investimet në teknologji, por gjatë vitit 2023, të kushtëzuar nga sulmi kibernetik i agresorëve iranianë, kemi vendosur të rrisim me 7.6 herë investimet në teknologji për Policinë e Shtetit, vetëm nga burime buxhetore, pa llogaritur financimet e premtuara nga partnerët në të njëjtën fushë. Po punojmë për ngritjen e një agjencie kombëtare për mbrojtjen nga sulmet kibernetike duke bërë të mundur që ne të jemi një nga vendet me infrastrukturën më të mirë në rajon e më gjerë.

2022 ka qenë një nga vitet më të mira, sa i takon trajtimit financiar, pasi ne i kemi rritur pagat e punonjësve me 15%, pa folur këtu për paketat e tjera për amortizimin e efekteve të shkaktuara nga inflacioni, për shkak të luftës në Ukrainë. Kjo vëmendje për rritjen e pagës dhe trajtimit do të vijojë edhe më tej, dhe këtu përfshihet edhe pagesa shtesë për punonjësit që shërbejnë larg vendbanimit.

Sa i përket mbështetjes së turizmit nga strukturat e policisë, për 2023 kemi parashikuar krijimin e një njësie specale të përbashkët të kontrollit detar. Gjithashtu, në kuadër të mbështetjes së turizmit, për herë të parë, kemi krijuar njësinë speciale të policisë alpine, me mbështetjen e partnerëve austriakë, që janë lider në botë për këtë format policor.

Këtu dua të ndaj edhe disa statistika të punës sonë, që dëshmojnë konkretisht punën tonë. Vrasjet me dashje janë në shifra më të ulëta në historinë tonë. Në 2022 ka pasur gjithsej 43 vrasje me dashje, që janë më pak edhe se në kohën e “qoftëlargut”, ndërsa në 2013 kjo shifër ka qenë 107 vrasje. Vjedhjet me armë, kemi 11 në 2022 ndërsa në 2013 kemi pasur 96 të tilla. Aksidentet rrugore, në 2013 kemi pasur 2057, ndërsa në 2022 janë 1165. Kësaj statistike i duhet shtuar edhe fakti që numri i automjeteve është rritur së tepërmi gjatë këtyre viteve. Në 2013, ka pasur 445 mijë mjete, ndërsa në 2022 janë 758 mijë mjete në qarkullim. Pra, ky indeks, i aksidenteve, është 3-fish më i ulur sot në raport me 2013. Në 2022, shifra e aseteve kriminale të konfiskuara shkon afër në 24 mln euro, ndërsa në 2013 kjo shifër ka qenë rreth 747 mijë euro, që do të thotë se këto pasuri tashmë janë në zotërim të shtetit dhe janë hequr nga duart e krimit. Koha e reagimit të policisë, në 2022 është 15 minuta, ndërsa në 2016 ishte 25 minuta. Në 2013 nuk ka pasur statistikë për këtë tregues. Ne synojmë që në 2025 këtë indeks ta ulim në 13 minuta, çka i përshtatet mesatares së vendeve të BE-së.

Besueshmëria e institucionit të policisë nga publiku, shihet edhe nga një sondazh i bërë nga partnerët, nga i cili rezulton se sot, 59% e publikut mendon se policia po bën një punë të mirë, në raport me 36% që ka qenë në 2013 kur ne erdhëm në qeverisje. Një indeks tjetër janë edhe telefonat në drejtim të policisë së shtetit nëpërmjet 112, që rezultojnë mbi 7-fish më tepër në 2022 në raport me 2013.

Përveç policisë, ne kemi vëmendje të veçantë edhe për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, e cila tashmë funksionon në bazë të një ligji të ri dhe ne e kemi konsoliduar edhe me të gjitha aktet e nënligjore që parashikojnë veprimtarinë e saj. Në lidhje me këtë vlen të përmendim që kemi bërë amendime edhe në ligjin e vetingut, siç quhet, sipas të cilit tashmë kalojnë në procesin e vetingut vetëm nivelet e larta drejtuese të policisë dhe strukturave të tjera. Dhe ky proces mbulohet pikërisht nga AMP.

Kjo Agjenci ka rritur forcën goditëse për këtë dhe për 2022 ka arrestuar 168 punonjës policie për shkelje ligji dhe përfshirje në veprimtari korruptive. Kjo shifër nuk na bën krenar, por nga ana tjetër dëshmon luftën tonë pa kompromis kundër korrupsionit në radhët e policisë.

Për Akademinë e Sigurisë po bëjmë të gjitha përpjekjet për ta kthyer në një institucion të arsimit të lartë në përputhje me ligjin përkatës për arsimin. Gjithashtu për 2023 do të finalizojmë binjakëzimin e Akademisë me strukturat homologe të policisë italiane, me qëllim përafrimin e kurrikulave, metodave, organizimit etj.. Për finalizimin e marrëveshjes kam folur me ish-ministren italiane, por edhe me ministrin aktual do të flas pas dy ditësh kur të takohem me të në Romë. Në 2022, nga Kolegji i Policisë janë certifikuar 246 kursantë, nga programi “Bachelor” janë diplomuar 83 studentë, ndërsa 42 studentë “ekselentë” janë titulluar specialistë të hetimit në polici.

Për kontrollin e territorit, pra veprimtarinë e IKMT mund të themi se ka pasur rezultate mbresëlënëse. Dy operacione kanë qenë shumë të rëndësishme, “Bregdeti ynë”, për çlirimin e vijës bregdetare, gjatë të cilit u prishën 144 objekte të paligjshme, si dhe operacioni i konfiskimit të objekteve pa leje, gjatë të cilit u konfiskuan 26 objekte, në bazë të ligjit të posaçëm. Këto objekte janë në dispozicion të shtetit dhe do të vendosen në shërbim të njerëzve në nevojë apo institucioneve publike që kanë nevojë për ambjente pune. Në 2023 do të rriten mundësitë e kontrollit të territorit, nëpërmjet satelitëve që tashmë janë në orbitë, por edhe nëpërmjet dronëve që do të vijnë shumë shpejt dhe do të vendosen në punë.

Në lidhje me lëvizjen e lirë të qytetarëve, mund të përmend faktin e lehtësimit të kontrolleve në pikat e kalimit kufitar me Kosovën, çeljen e pikave të reja kufitare, funksionimin e “e-gate” në Rinas dhe protokollet me vendet e Ballkanit perëndimor për lehtësimin e lëvizjes vetëm me ID, që favorizojnë kushtet për tregun e punës në Shqipëri. Të gjithë shtetasit që vijnë në Shqipëri, në momentin që marrin lejen e qëndrimit, ajo është njëherësh edhe leje pune, pra është një leje unike.
Për 2022, ka pasur më pak emigrantë të parregullt dhe kjo shifër është ulur me 34.3 %. Në këtë kuadër të luftës kundër migracionit të paligjshëm janë edhe marrëveshjet që kemi nënshkruar me FRONTEX, që janë të parat të një vendi jashtë BE-së.

Previous “Kampioni në shkollën time”, Ministrja Kushi dhe sportisti medalist Erkand Qerimaj në shkollën 9-vjeçare “Kamza e Re”