Qendra Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijët rilind me standardet më të larta të shërbimit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Qendra Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijët rilind me standardet më të larta të shërbimit

Programi i Rindërtimit, ka ringritur nga themelet edhe shumë institucione shtetërore që ofrojnë kujdes shëndetësor dhe trajtim për kategori të caktuara, të cilat u rrënuan nga tërmeti i dy viteve më parë. Një prej tyre është Qendra Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijët, në Kombinat, e cila ka rilindur si një realiteti i ri me standardet më të mira për të vegjlit me aftësi ndryshe dhe prindërit e tyre. Kjo qendër siguron diagnostikimin, kurimin, edukimin dhe trajtimin e problemeve të mirërritjes, zhvillimit dhe rehabilitimit të fëmijëve të moshës 0-6 vjeç. Misioni i saj kryesor është përmirësimi i cilësisë së jetës të fëmijëve me nevoja të veçanta, si dhe ofrimit të mbështetjes për prindërit e tyre në procesin e mirërritjes, kujdesit dhe edukimit të tyre.

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Qendrën e re, infrastruktura e së cilës mundëson për vogëlushët nga e gjithë Shqipëria, mjedise argëtuese dhe kushte optimale për të trajtuar problematikat e tyre dhe ku shërbimi dhe akomodimi është falas, si për fëmijën, ashtu edhe për nënën. “Kjo është qendër e re e rehabilituar në kuadër të investimeve të ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Një qendër që është dëmtuar nga tërmeti dhe janë bërë të gjitha përforcimet dhe mbi të gjitha është kthyer në standard bashkëkohore. Në hollin e pritjes kemi strukturën e triazhit, ka shumë fëmijë të cilët deri para pak kohësh nuk trajtoheshin dot, sidomos fëmijë me autizëm, me problematika të sindromës doën, fëmijë më çrregullime fizike. Triazhimi ndodh në këtë pikë dhe shpërndahet në shërbimet që janë stazhonuar në katet e mësipërme. Është një qendër rezidenciale dhe ambulatore.” – shpjegoi Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Soaciale Ogerta Manastirliu.

Ndërsa Drejtoresha e Qendrës tha se qendra është rikonstruktuar, jo vetëm fizikisht, por edhe e rikonceptuar për të gjitha moshat e fëmijëve. “Është një qendër, e cila është rikonstruktuar, jo vetëm fizikisht, por dhe është rikonceptuar për të gjitha moshat e fëmijëve, duke shtuar cilësinë dhe standardin e përshtatshëm për patologjitë e shëndetit mendor që ne mbulojmë, por edhe atë fizik të lidhura me shëndetin mendor të adoleshentëve. Ofrojmë një shërbim me shtretër për nënat dhe fëmijët, të cilët vijnë nga zonat e thella me më pak hapësirë se për të patur shërbimet e shëndetit mendor në rrethet përkatëse. Kryesisht nga zonat e veriut apo distanca shumë të largëta, të cilat marrin përfitime në terapi në mënyrë ciklike. Terapi, të cilat janë intensive pranë qendrës sonë dhe të mbulimit me programe individuale dhe në rritmet përkatëse në një cikël 6 javor.” – u shpreh ajo.
E veçanta e qendrës është fakti që ajo ofron shërbim rezidencial për fëmijët dhe prindërit e tyre. “Veçantia në këtë qendër është që përveç shërbimeve ambulatore të vlerësimit, ne kemi dhe shërbimin rezidencial. Nënat, bashkë me fëmijët që kanë probleme të spektrit autik apo sindromës Down, i duhet të qëndrojnë rreth 2 javë për të bërë terapinë që duhet dhe më pas për tu rikthyer në familje dhe për të qëndruar 6 javë të tjera në përsëritje të terapisë dhe për t’u rikthyer sërish, sepse terapia që zhvillohet në këtë qendër kërkon një ndjekje të përhershme nga mjekët dhe infermierët e qendrës. Praktikisht ne kemi 25 shtretër në këtë “mini-spital”, do ta thoja unë sepse në fakt merren shërbime terapeutike mjekësore, sipas shërbimeve që janë përcaktuar dhe standardeve të OBSH.” – u shpreh Manastirliu
Në institucion shërbejnë mjekë neuropediatër, psikiatër, pediatër, psikologë, punonjës social, terapist grupi, logopedist, ergoterapist, terapist zhvillimi, fizioterapist.

Previous Muzhaqi për reformën në arsimit profesional: Do të përfshijmë të rinjtë që nuk janë në arsim, punësim apo trajnim

Leave Your Comment