Sot startoi programi më i ri i mbështetur nga Ambasada Italiane dhe UNICEF, në një aktivitet bashkë me ambasadorin Fabrizio Bucci, përfaqësuesin e UNICEF në Shqipëri, Roberto De Bernardi, ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, dhe zëvendësministren e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani, në Gjimnazin “Ismail Qemali”.
Një program me fokus tek edukimi i karrierës, informacioni mbi universitetet, teknologjia dhe zhvillimi i aftësive për jetën.