Qeset plastike njëpërdorimshe/ Kumbaro: Pas ndërgjegjësimit, nga 1 korriku nisin kontrollet! - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Qeset plastike njëpërdorimshe/ Kumbaro: Pas ndërgjegjësimit, nga 1 korriku nisin kontrollet!

Pas fazës së informimit dhe të këshillimit, më 1 korrik grupet inspektuese nisin monitorimin e rreptë për zbatimin e ligjit që ndalon prodhimin, importimin dhe tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshe.

Ministrja Mirela Kumbaro në takimin e organizuar në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit me përfaqësues të prodhuesve të qeseve plastike, anëtarë të Bashkimit Tregtar të Shqipërisë dhe përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Inspektorati i Tregut dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka thënë se gjatë kësaj kohe do të ketë takime të shpeshta për të arritur në zbatimin e plotë të ndryshimeve ligjore që u votuan më 17 mars në Parlament.

Kumbaro është shprehur se qytetarët nuk detyrohen të blejnë qeset me parametrat e rinj, madje kjo duhet të shërbejë si një nxitje për t’i orientuar drejt çantave shumëpërdorimshe dhe trajsave.

“Ligji është miratuar në datën 17 mars në parlament dhe qëllimisht hyri në fuqi në 1 qershor për t’u lënë kohë subjekteve që të informohen dhe të marrin masat. Gjatë gjithë kësaj periudhe grupet tona kanë qenë në terren për të informuar dyqanet, supermarketet, tregjet për këtë nismë ligjore. Në këto ditë të para nuk ka qenë qëllim gjobitja, por informimi dhe sensibilizimi. Prej 1 korrikut, grupet inspektuese nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për importuesit, nga Inspektorati i Tregjeve për tregtuesit dhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit për prodhuesit, do të jenë të rreptë duke aplikuar kontrolle dhe gjobat sipas parashikimeve ligjore për këdo që shkel ligjin. Qeset sipas standardit të ri janë shumëpërdorimshe, por përtej kësaj qytetarët nuk janë të detyruar aspak t’i blejnë. Inkurajojmë shumë çantat shumëpërdorimshe, trajsat dhe çdo mjet tjetër transporti miqësor me mjedisin”, ka thënë ministrja Mirela Kumbaro.

Kumbaro ka pranuar sugjerimet e prodhuesve të qeseve plastike për të pasur një rregullim ligjor që përfshin implementimin e elementëve vizualë me qëllim gjurmimin e qartë të prodhuesve dhe dallimin e parametrave që janë përdorur në prodhimin e qeses.

“Gjatë kësaj periudhe do të kemi mbledhje çdo dy javë, me qëllim që të kemi një pasqyrë sa më reale të gjendjes në terren”, ka shtuar ministrja e Turizmit dhe Mjedisit.

Qeset që ndalohen janë ato njëpërdorimshe mbajtëse, me trashësi më të vogël se 70 mikron dhe kapacitet më pak se 10 kilogramë. Sipas ndryshimeve ligjore, importimi, prodhimi dhe hedhja në treg e qeseve që nuk plotësojnë standardet e reja dënohet me gjobë nga 500 000 deri në 1,500,000 lekë, me sekuestrim të qeseve dhe deri në heqje të licensës së aktivitetit.

Previous Moody’s konfirmon vlerësimin në “B1” dhe perspektivën “të qëndrueshme”, vlerësohen reformat e ndërmarra nga Qeveria

Leave Your Comment