Qeveria investon 4 milionë euro për të garantuar zhvillimin e koncertit të Kanye West

Në lidhje me deklaratat se qeveria shqiptare ka dhënë 50 milionë euro për koncertin e Kanye West, qeveria sqaron opinionin publik se ky është një lajm i rremë dhe se qeveria ka investuar vetëm 4 milionë euro në minutën e fundit për të garantuar zhvillimin e koncertit dhe ruajtur imazhin e Shqipërisë përballë mijëra vizitorëve të huaj.

Qeveria saktëson se koncerti i Kanye West realizohet nga partnerë privatë shqiptarë, gjermanë e turq dhe do të financohet tërësisht nga sponsorët dhe shitja e biletave. Ndërhyrja e shtetit me një mbështetje prej 4 milionë eurosh është një investim dhe garanci që ky event i rëndësishëm kulturor të mos humbasë dhe që ekonomia e kryeqytetit të përfitojë menjëherë nga mijëra turistë, duke sjellë rritje të konsumit, të shërbimeve dhe promovim të imazhit të vendit.

Ashtu si finalja e Conference League solli një bum turistik nga Italia e Holanda, edhe ky koncert do të prodhojë një efekt zinxhir ekonomik e kulturor që llogaritet tek 100 milionë euro të ardhura.