Qeveria miraton strukturën e re të Policisë së Shtetit dhe shtyn afatin e vlefshmërisë së kartave të identitetit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Qeveria miraton strukturën e re të Policisë së Shtetit dhe shtyn afatin e vlefshmërisë së kartave të identitetit

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri të ditur për mediat dy vendimet të rëndësishme të qeverisë, që kanë të bëjnë me strukturën e re të Policisë së Shtetit dhe me vlefshmërinë e kartave të identitetit. Në lidhje me afatin e vlefshmërisë së kartave ID, Çuçi tha: “miratuam vendimin për shtyrjen e afatit të dokumenteve të identitetit të shqiptarëve, të cilat skadojnë në 14 maj. Eshtë një shtyrje që vjen si rezultat i një konsultimi me KQZ që mbart shqetësimet e partive politike. Duke parë numrin e madh të dokumenteve të identitetit që kanë skaduar apo skadojnë deri në datën 14 maj, vendosëm që ta shtyjmë afatin dhe në këtë mënyrë, të gjithë shtetasit mund të votojnë në datën 14 maj, pavarësisht se dokumenti i tyre i identitetit, ka skaduar”.

Sa i përket miratimit të strukturës së re të policisë, Çuçi e konsideroi si një vendim shumë të rëndësishëm, që përmbush një nga objektivat e tij për 2023: “sot morëm edhe një vendim të rëndësishëm, për t’i hapur rrugë zbatimit dhe implementimit të strukturës së re të Policisë së Shtetit, duke miratuar të gjithë strukturën e gradave në qeveri. Tashmë, struktura që është miratuar, fillon zbatimin dhe është, besoj unë, një nga reformat më të mëdha strukturore që ka bërë Policia e Shtetit, sidomos për të adresuar pjesën e riorganizimit, apo ristrukturimit tërësor të policisë kriminale. Besoj që është një nga vendimet më të rëndësishme, edhe në zbatim të objektivave të  Ministrit të Brendshëm për 2023, në lidhje me rendin dhe sigurinë”.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave për kalimin në pronësi të shtetit të kompanisë së prodhimit të dokumenteve të identitetit dhe çmimin e tyre, Ministri Çuçi shpjegoi se: “është një marrëdhënie kontraktore me kompaninë e cila mbaron në fund të korrikut të këtij viti. Dhe ne si qeveri, do përfundojmë kontratën dhe do të marrim në dorëzim të gjithë kompaninë e prodhimit të kartave. Pastaj, vendosja e çmimit, sigurisht, mbasi ne ta marrim në administrim këtë kompani, çështja e çmimit është një çështje që vendoset. Dhe jemi shumë më fleksibël për t’i vendosur dhe për t’i ndryshuar çmimet se sa më përpara, kur fiksohej me një kontratë të caktuar që miratohej me ligj, dhe do duhej që përveçse të negocioje me kompaninë, do të duhej të ndryshoje edhe ligjin. Kështu që jemi shumë fleksibël, dhe kjo jo domosdoshmërisht lidhet me ndryshimin e ligjit. Pa diskutim për dokumentet e identitetit do të shohim hapësirat tona për t’ia lehtësuar në maksimum shtetasve.”

Promoncimi i ministrit të Brendshëm pas mbledhjes së qeverisë:

Ministri Çuçi: Sot miratuam në Këshillin e Ministrave vendimin për shtyrjen e afatit të dokumenteve të identitetit të shqiptarëve, të cilat skadojnë në 14 maj. Eshtë një shtyrje që vjen si rezultat i një konsultimi me KQZ që mbart shqetësimet e partive politike. Duke parë numrin e madh të dokumenteve të identitetit që kanë skaduar apo skadojnë deri në datën 14 maj, vendosëm që ta shtyjmë afatin dhe në këtë mënyrë, të gjithë shtetasit mund të votojnë në datën 14 maj, pavarësisht se dokumenti i tyre i identitetit, ka skaduar. Gjithashtu sot morëm edhe një vendim të rëndësishëm, për t’i hapur rrugë zbatimit dhe implementimit të strukturës së re të Policisë së Shtetit, duke miratuar të gjithë strukturën e gradave në qeveri. Tashmë, struktura që është miratuar, fillon zbatimin dhe është, besoj unë, një nga reformat më të mëdha strukturore që ka bërë Policia e Shtetit, sidomos për të adresuar pjesën e riorganizimit, apo ristrukturimit tërësor të policisë kriminale. Besoj që është një nga vendimet më të rëndësishme, edhe në zbatim të objektivave të Ministrit të Brendshëm për 2023, në lidhje me rendin dhe sigurinë.

Gazetar, “Syri TV”: Vetingu në polici u pezullua për muaj me radhë. Çfarë ndodhi që e rinisët tani në fushatë zgjedhore?

Ministri Çuçi: Vetingu në polici është pezulluar kohë më parë, me ligj, dhe ne morëm kohën e duhur për ta ribërë ligjin, apo për ta ndryshuar ligjin e vetingut në polici. Siç e kemi thënë dhe siç na keni ndjekur, miratuam ndryshimet e reja në ligjin për vetingun e policisë, ku parashikuam që vetingu – dhe sot që flasim e që ka filluar, – të bëhet vetëm për pjesën drejtuese të Policisë së Shtetit, dhe duke i hequr nga vetimi, trupën e madhe të Policisë së Shtetit. Janë vetëm 300 funksione të kupolës së Policisë së Shtetit që do vetohen. Dhe nuk ka as pezullim, as rifillim dhe as lidhje me zgjedhjet, sepse është një proces që vazhdon në zbatim të ligjit. Eshtë miratuar ligji, dolën vendimet përkatëse të qeverisë, udhëzimet përkatëse të ministrit të Brendshëm, janë ngritur strukturat dhe ka filluar vetingu. Madje, në bëmë publike edhe shortin që u hodh dhe që u përcaktua trupa e parë që do të vetohet.

Gazetar, “Vizion Plus”: Ndryshimi i pronësisë së kompanisë për prodhimin e dokumenteve të identitetit, a do të sjellë ndryshim edhe ne çmimin e dokumenteve për qytetarët?

Ministri Çuçi: Kjo gjë nuk është e lidhur fare me çmimin. Eshtë një marrëdhënie kontraktore me kompaninë e cila mbaron në fund të korrikut të këtij viti. Dhe ne si qeveri, e unë si ministër i Brendshëm, në emër të qeverisë, që përfaqësoj qeverinë dhe shtetin shqiptar në atë kontratë, do përfundojmë kontratën dhe do të marrim në dorëzim të gjithë kompaninë e prodhimit të kartave. Pastaj, vendosja e çmimit, sigurisht, mbasi ne ta marrim në administrim këtë kompani, apo një kompani që ne tashmë e kemi krijuar, siç e dini, dhe e kemi bërë publike, pastaj çështja e çmimit është një çështje që vendoset. Dhe jemi shumë më fleksibël për t’i vendosur dhe për t’i ndryshuar çmimet se sa më përpara, kur fiksohej me një kontratë të caktuar që miratohej me ligj, dhe do duhej që përveçse të negocioje me kompaninë, do të duhej të ndryshoje edhe ligjin. Kështu që jemi shumë fleksibël, dhe kjo jo domosdoshmërisht lidhet me ndryshimin e ligjit. Pa diskutim për dokumentet e identitetit do të shohim hapësirat tona për t’ia lehtësuar në maksimum shtetasve.

Gazetar, “A2 CNN”:  Pas takimit të delegacioneve shqiptare dhe britanike, u tha se do të fillojë rikthimi i të dënuarve me shtetësi shqiptare që vuajnë dënimin në burgjet britanike. A mund të në jepni më shumë informacion se cilat janë këto kategori që do të kthehen dhe sa është numri i tyre?

Ministri Çuçi: Kjo është një pyetje në fakt për ministrin e Drejtësisë, sepse këto rikthime janë në bazë të një marrëveshjeje tjetër, dhe jo të ministrit të Brendshëm, por të ministrit të Drejtësisë, që lidhet me vuajtjen e dënimit në vendin e origjinës, pra një marëveshje që është nënshkruar me Britaninë e Madhe. Ju e thatë vetë që ekziston marrëveshja, pra ju e dini që ekziston se është bërë publike, dhe pa diskutim që në bazë të marëveshjes, kur të krijohen kushtet në Shqipëri, do të fillojë zbatimi i kësaj marrëveshjeje duke kthyer të dënuarit. Kategoria e të dënuarve, unë besoj që nuk ka ndonjë dallim, ajo është një çështje tjetër. Gjithsesi nuk është automatike, ka një proces gjyqësor, që ndodh ndërmjet, pra duhet të njihet vendimi penal i një shteti tjetër, kur të vijë të vuajë denimin shtetasi shqiptar në Shqipëri. Por ato janë procedura ligjore, që sigurisht ndërhyn edhe gjykata. Por marrëveshja është në fuqi, ka filluar të zbatohet, sepse kanë filluar negociatat për të reabilituar disa nga institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri edhe me ndhihmën e britanikëve. Për më gjerë, për një informacion më të detajuar mund të pyesni pastaj ministrin e Drejtësisë. Faleminderit.

Previous Hapet Urgjenca në spitalin e ri, Manastirliu: Spitali Qendror 100% funksional me standarde evropiane