Qeveria miraton vendimin për zbatimin e Garancisë Rinore dhe Strategjinë për Zhvillimin e Tregjeve të Kapitalit 2023-2027 - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Qeveria miraton vendimin për zbatimin e Garancisë Rinore dhe Strategjinë për Zhvillimin e Tregjeve të Kapitalit 2023-2027

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në komunikimin me mediat që pati pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, informoi mbi miratimin e dy nismave të rëndësishme që lidhen me fushën e përgjegjësisë së MFE. Bëhet fjalë për vendimin “Për miratimin e procedurave, kritereve dhe rregullave për zbatimin e programit të nxitjes së punësimit, sipas skemës së Garancisë Rinore nëpërmjet të nxënit në vendin e punës”, dhe Strategjinë “Për krijimin e një mjedisi mundësues për zhvillimin e tregjeve të kapitalit në Shqipëri, 2023-2027”.

Në fjalën e saj, Ministrja Ibrahimaj tha se programi i Garancisë Rinore do të ketë në fokus aftësimin dhe punësimin e të rinjve në moshën 15-29 vjeç, të cilët nuk janë në punësim, arsim ose formim profesional, të regjistruar prej jo më shumë se katër muaj në strukturat e punësimit.

Programi do të realizohet me anë të kurseve të formimit profesional, 3 deri 6 mujore, dhe më tej përmes punësimit për të paktën për 6 (gjashtë) muaj të tjerë pas përfundimit të këtij programi, me synimin për të hapur rrugën për një punësim afatgjatë të të rinjve pjesëmarrës. Procesi do të mbështetet nga fondet e buxhetit të shtetit dhe fondet e Bashkimit Europian.

“Çdo i ri që do të përfundojë një program të formimit profesional për një hark kohor deri në 6 muaj do t’i ofrohet një vend pune dhe ky vend pune do të jetë i paguar, pra do të vijë në formën e programit të nxitjes, do të jetë i paguar për 3 muajt e parë me 80 % të pagës minimale, për një orar të reduktuar, ndërkohë që për tre muaj e dytë do të vijë i paguar me 100 % të pagës minimale. Nga ana tjetër, të gjithë bizneset që do të punësojnë një të ri nga 15-29 vjeç që janë pjesë e këtij programi, do të paguhet 20 % e kohës që personit që do të merret me trajnimin e të rinjve e gjithashtu të rinjve do tu paguhet dhe transporti deri në masën 1600 lekë nëse ato banojnë më larg se sa 2 km nga vendi i punës apo vendi i formimit profesional”, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja theksoi faktin se ky vendim është në linjë me politikën që qeveria shqiptare po ndërmerr për të përmirësuar kushtet e tregut të punës, për të pasur një ofertë pune më cilësore dhe për të rritur pagat e të punësuarve. Tregu i punës dhe konkurrueshmëria e vendit, tha Ministrja, nuk mund të varet më nga kostoja e lirë e punës, por duhet të lidhet me aftësimin dhe aftësitë e tregut të punës.

Sa i përket strategjisë për zhvillimin e tregjeve të kapitalit, Ministrja Ibrahimaj theksoi faktin se përmes saj synohet të përcaktohen aktivitete dhe rregulla të përcaktuara në mënyrë që kompanitë private dhe shtetërore të lehtësojnë procesin e tyre të tërheqjeve të kapitaleve, duke emetuar tituj qeveritarë, bono apo obligacione.

“Prej shumë vitesh qeveria ka qenë ofruesi kryesor i bonove të thesarit dhe  obligacioneve, pra i ofertës në tregjet e kapitalit për të investuar në tituj. Me strategjinë e sotme ne i hapim rrugë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për të zhvilluar më tej tregjet e kapitalit, duke zgjeruar ofertën e emetimit të obligacioneve. Ne synojmë që brenda një periudhe afatshkurtër të mundësojmë që edhe shoqëritë aksionere me aksione mbi 50 % të shtetit shqiptar të mund të mundësojnë obligacione dhe të mund të tërheqin kapitale në forma të ndryshme, pra jo vetëm nëpërmjet financimit nga buxheti apo kredive nga sektori bankar”, tha Ibrahimaj.

Sipas Ministres, miratimi i strategjisë është një hap i rëndësishëm jo vetëm për mundësinë e tërheqjes së financimeve, por edhe për rritjen e transparencës së funksionimit të të gjithë tregut privat dhe shtetëror të shoqërive aksionere.

Previous Qeveria miraton strukturën e re të Policisë së Shtetit dhe shtyn afatin e vlefshmërisë së kartave të identitetit