Qeveria nuk ka asnjë rol dhe kapacitet teknik për çaktivizimin apo kufizimin e profileve në rrjetet sociale
Në lidhje me akuzat dhe pretendimet se qeveria ka ndërhyrë për çaktivizimin dhe kufizimin e profileve në rrjetet sociale të aktivistëve dhe personave që mbështesin protestën qytetare, qeveria sqaron opinionin publik se kjo akuzë është e pavërtetë.
Qeveria shqiptare nuk ka asnjë rol në vendimmarrjet e platformave sociale dhe as kapacitetet teknike për të kryer operacione të këtij lloji.