Rama-Manastirliu: Për mjekët e familjes rritje page me 20 mijë lekë dhe infermierët me 15 mijë lekë brenda 2024 - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Rama-Manastirliu: Për mjekët e familjes rritje page me 20 mijë lekë dhe infermierët me 15 mijë lekë brenda 2024

Kryeministri Edi Rama, bashkë me Zv/Kryeministren Belinda Balluku, Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë zhvilluar një takim me mjekët dhe infermierët e Klosit dhe Matit, ku kanë bërë me dije edhe rritjen e targetuar të pagave për mjekët e familjes me 20 mijë lekë dhe infermierët me 15 mijë lekë, deri në vitin 2024.
Kryeministri Edi Rama, theksoi se me rritjen e pagave për bluzat e bardha, vendi ynë shkon në nivelin e lartë të pagave në rajon.
“Jam shumë i kënaqur që arritëm më në fund këtë kthesë të madhe, jo vetëm për bluzat e bardha por për të gjithë. Filluam me mjekët specialistë, si një sinjal domethënës për të gjithë, jo vetëm për bluzat e bardha por për të gjithë dhe pastaj për të tjerët. Mjekëve specialistë nuk do t’ju rritet paga vitin që vjen, sepse e kanë marrë këtë vit të gjithën. Por të gjithë të tjerëve në rrogën që do merrni tani do keni rritjen e parë dhe pastaj Prill me Prill ju do të merrni edhe shtesën tjetër. Do t’ju rritet paga me 20 mijë lekë mjekëve dhe për infermierët 15 mijë lekë të reja. Faktikisht me këto rritje ne shkojmë në nivelin e lartë të rajonit”,- theksoi kryeministri Edi Rama.
Manastirliu e konsideroi rritjen e pagave një zotim të mbajtur nga qeveria shqiptare.
“Bëhen efektive këtë muaj pagat e reja me +50 mijë lekë për mjekët specialistë. Kemi vijuar me mbajtjen e zotimit tonë për rritjen me 7% të pagave për mjekët e përgjithshëm dhe për infermierët dhe ashtu si kryeministri Rama e ka premtuar, në planin e reformës së pagave me rritjen e pagave për mjekët e përgjithshëm me 200 $ në muaj për të gjithë mjekët e përgjithshëm dhe për infermierët tanë e 150$ në muaj në vitin 2024”,- tha Manastirliu.
Duke vlerësuar punën e bluzave të bardha dhe investimet e shëndetësisë në këtë qark, Manastirliu tha se vitet e fundit janë atashuar mjekë specialistë në Spitalin Rajonal Dibër, duke ofruar shërbime cilësor dhe afër vendbanimit.
“Sot në Spitalin Rajonal të Dibrës kemi mjekun obstetër, mjekun kirurg, kemi mjekët anestezistë, kemi mjekët pediatër, kemi mjekët e specialiteteve të ndryshme dhe madje Spitali Rajonal i Dibrës është një spital që kryen dhe ndërhyrje të shkallës së lartë të vështirësisë, fal angazhimit të mjekëve specialist të rinj në këtë spital. Dhe jo vetëm, që kanë ardhur, por edhe do të vijnë, sepse ne jemi të angazhuar që përmirësimin e infrastrukturës ta shoqërojmë gjithmonë me mbështetjen me profesionistë”,- tha Manastirliu.
Më shumë se 22 mijë punonjës të shëndetësisë, mjekë, infermierë, teknikë të shkencave mjekësore, por edhe punonjës të administratës spitalore do të përfitojnë nga rritja e pagave e cila për ka hyrë në fuqi që këtë muaj.
Previous Xhaçka–Roswall: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE vendimtar për sigurinë e Evropës