Reforma e shërbimeve në pushtetin vendor, Ministri Arbjan Mazniku nis nga Vlora takimet me administratorët e njësive - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Reforma e shërbimeve në pushtetin vendor, Ministri Arbjan Mazniku nis nga Vlora takimet me administratorët e njësive

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, nisi nga Vlora turin e dytë të Dialogut Vendor. Pas takimit me 61 Kryetarët e Bashkive për të mësuar nga afër problematikat e administrimit, këtë herë Ministri Mazniku takoi administratorët e Njësive Administrative të Bashkisë së Vlorës.

 

Ministri u shpreh se qeveria do të ndihmojë qoftë nga ana ligjore, qoftë nga ana administrative çdo nivel të qeverisjes vendore në mënyrë që të përmirësohen shërbimet për qytetarët.

 

“Është shumë e dobishme që të bëjmë një diskutim që po e nisim nga Vlora por që duhet ta bëjmë në disa qytete të Shqipërisë ku të kemi edhe administratorët e Njësive Administrative për të kuptuar më mirë dhe problematikat në përditshmërinë e tyre për të parë se si mund të ndihmojmë në raportin administrativo-ligjor për t’i patur më shumë aktive me mjete dhe mekanizma për t’iu gjendur njerëzve” – tha Mazniku.

 

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha vlerësoi vizitën dhe rëndësinë që vëmendja e shtuar e qeverisë ndaj pushtetit vendor të ndihmojë për të garantuar shërbime ndaj qytetarëve dhe zhvillim të mëtejshëm të turizmit në Vlorë.

 

“Është hera e dytë që vizitoni zyrën tonë dhe kjo tregon vullnetin tuaj për t’i çuar gjërat përpara me qëllim që Bashkitë të jenë në alert për t’i shërbyer komunitetit por edhe projeksionit tonë që Vlora të kalojë në stadin elitar të turizmit”. -u shpreh kryetari i Bashkisë së Vlorës

 

Ministri Arbjan Mazniku dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha inspektuan së bashku punimet për ndriçmin e rrugës së Pishave – Zvërnec – Manastir, një investim që do t’i shërbejë banorëve të fshatit Zvërnec dhe bizneseve të zonës në kuadër të sezonit të ri turistik ku që në muajt e parë të vitit 2024, numri i turistëve në Vlorë është rritur me 30%.

Previous Ministri Hasani mikpret Sekretarin Blinken: Partneriteti Shqipëri-SHBA sa vjen edhe forcohet më shumë