Rekord vizitorësh në mars/ Tre muajt e parë të vitit sollën 1,7 milionë turistë të huaj në Shqipëri - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Rekord vizitorësh në mars/ Tre muajt e parë të vitit sollën 1,7 milionë turistë të huaj në Shqipëri

Gjatë tre muajve të parë të vitit 2024, mbi 1,7 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë ose 59 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Muaji Mars shënoi një rekord të ri të flukseve hyrëse turistike prej gati 735 mijë vizitorësh të huaj ose 91% më shumë krahasuar me marsin e vitit të shkuar.

Shifrat i ka bërë publike ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në faqet e saj zyrtare:

“Mbi 1,7  milionë turistë të huaj na kanë vizituar gjatë 3 muajve të parë të 2024-ës. 734 mijë vizitorë të huaj erdhën në Shqipëri gjatë muajit Mars i cili sapo shenjoi një standard të ri në shifra e duhet t’i përgjigjemi me të njëjtin standard në mikpritje“, njoftoi ministrja Kumbaro.

Nga Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Tiranë, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit nga panairi Ndërkombëtar i Turizmit nënvizoi se sfida tashmë nuk janë numrat, por garantimi i standardeve, cilësisë dhe turizmi elitar.

Previous Manastirliu me drejtuesit e Qendrës së Vlerësimeve në Cambridge: Nis puna për modernizimin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore