Replika e kryeministrit ndaj akuzës së opozitës për rritjen e inflacionit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Replika e kryeministrit ndaj akuzës së opozitës për rritjen e inflacionit

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme parlamentare

Unë jam shumë dakord me ju zonja Tabaku, është sigurisht shumë e rëndësishme dhe e dobishme që të flasim për jetën e përditshme të njerëzve dhe duke qenë se unë nuk kam shkollë dhe ju jeni me shkollë, unë nuk po hyj se nuk hyj dot tek debati juaj me ministren e financave për stagflacionin, por po i marr me radhë disa nga gjërat që thatë ju.

Duke qenë se ju flisni me shifra, unë do isha shumë mirënjohës nëse do të më orientoni dhe të na orientoni se ku i keni gjetur shifrat e INSTAT-it se unë i kam përpara dhe sipas INSTAT-it, inflacioni në Shqipëri është rritur 6,2%, në Serbi 9,6%, në Maqedoninë e Veriut 10,5%, në Kosovë 11,2%, në Mal të Zi 11,2%, në Bosnje dhe Hercegovinë 13,2%. Ky është prilli. Maji në Shqipëri 6,7%, pra në Shqipëri nga 6,2 ka shkuar 6,7%, në Maqedoninë e Veriut jemi në 11,9 nga 10,5 që ishim në prill, të tjerat i publikojnë në ditët në vijim të qershorit, kështu që nuk kam të tjera të dhëna.

A ka vallë ndonjë arsye pse Shqipëria të jetë thuajse sa gjysma e të gjithë vendeve të rajonit kur vjen puna tek rritja e inflacionit? Me siguri ka arsye.

Mbase ka më shumë arsye se ato që duke u përpjekur të mësoj unë mund të them këtu, por së paku janë dy arsye të rëndësishme; e para, fakti që vetëm në Shqipëri, si askund tjetër në rajon dhe si askund tjetër në Europë, çmimi i energjisë vazhdon të mbahet aty ku ishte përpara sesa të shfaqeshin simptomat e krizës.

Ndërkohë që, kudo tjetër, energjia po bën raprezalje mbi ekonominë dhe sot nafta është patjetër komponent, por energjia për të cilën ne vazhdojmë paguajmë nga buxheti i shtetit është arsyeja pse kemi këtë normë inflacioni dhe e dyta, rritja e prodhimit vendas sepse nuk e kemi importuar të gjithë masën e normës së inflacionit nga vendet e tjera dhe për shkak të zëvendësimit.

Dje solla një shifër konkrete atje në Samitin e Ballkanit të Hapur dhe po e përsëris këtu që ta dëgjojnë të gjithë; vetëm për eksportet me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut kemi një rritje shumë domethënëse, thuajse dyfish në aspektin e fondeve. Kjo për inflacionin.

Ndërkohë, ju folët për një shifër 30%, që më kujton atë 430 milionëshin, për të cilin kemi pasur edhe një ballafaqim së bashku, ju në rolin e prokurores dhe unë në rolin e dëshmitarit, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin maj është 6,7 thotë INSTAT-i, dhe dëgjojeni pak se janë shifra që unë po i marr dhe po i lexoj siç janë këtu, duke i referuar ekzaktësisht të njëjtit burim që iu referua zonja Tabaku; grupi i ushqimeve dhe pijeve alkoolike rritjen vjetore e ka 11,4, nuk ka asnjë 30% këtu që ta shoh unë ndërkohë që krahasuar me muajin e mëparshëm, ushqimet dhe pije alkoolike ka një ulje 1,6%.

Është INSTAT-i, nuk jam unë që flas. Është i njëjti burim që iu referua zonja Tabaku. Flas për mesatare të nxjerra muaj për muaj dhe 1,6% është  muaji me muaj sepse flasim për një muaj shumë më pranë momentit të shpërthimit të luftës dhe një muaj tjetër ku kanë ndodhur dhe do vazhdojnë të ndodhin lëvizje të brendshme, natyrshëm ekuilibruese. Ky është fakt këtu.

Sigurisht që krahasuar me një vit më parë kemi rritje, patjetër, por flasim muaj për muaj brenda krizës. Çmimet e nëngrupit, fruta, patën një ulje, prej 5,2%. Një vit më parë rritja ishte 7,1% e kështu me radhë. Ku është ky 30%? Unë nuk po them që çmimet këtu janë ulur, nuk janë rritur, unë po flas për pasqyrën e bazuar mbi faktet.

Zonja Tabaku, ju përmendët urën e Bunës dhe bëtë shumë mirë, ju falenderoj sepse realisht është një projekt shumë i rëndësishëm për gjithë industrinë tonë turistike, edhe për atë zonë të përbashkët atje mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku mjafton 1 kilometër urë për të evituar mbi 70 kilometra kapje e veshit mbrapsht për të dalë nga njëra anë në tjetër, por jo vetëm kaq, por për të krijuar një burim shumë atraktiv për investimet në turizëm dhe për sinergjinë ekonomike rajonale të asaj zone.

Duke qenë se ju mbani shënime dhe merreni me shifra, mbani shënim; në shkurt të vitit të ardhshëm, natyrisht të gjitha këto mund të ndryshojnë, por pastaj do flasim për arsyet, nëse do ketë arsye që të ndryshojë, por plani është që në shkurt të vitit të ardhshëm, së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, unë të jem atje për të filluar puna për ndërtimin e urës. Jemi në fazën e projektit të detajuar dhe punët publike kërkojnë kohën e tyre, por ndeshen me një situatë absolutisht, jo të lehtë për shkak të rritjes së çmimeve. Sidoqoftë, shkurtin e ardhshëm fillon puna atje.

Ashtu sikundër, në 2 korrik hapët përfundimisht aksi i shumë përfolur prej 100 vitesh Kardhiq-Delvinë, në 9 korrik hapet përfundimisht dhe by-pass i Vlorës dhe këto sakatimet që kur krijohen më shumë lidhje me botën sakatohesh, këto janë konsekuenca të të menduarit dhe të jetuarit si në rrethim. Ne kemi dalë nga ajo fazë dhe jemi në një fazë tjetër.

Ne nuk do fillojmë vetëm Milot-Balldren sepse ne nuk mendojmë në formë arnash, siç mendoni ju, se mënyra juaj e të menduarit është me arna, shto ujë e shto miell siç keni bërë sa jeni shfaqur në jetën politike të këtij vendi dhe sa herë keni patur mundësinë t’ju bjerë në dorë mielli, por ne mendojmë krejt ndryshe dhe ne do të bëjmë Murriqan-Milotin, Milot-Balldrenin, do të bëjmë Thumanë-Kasharin, do të bëjmë Kashar-Rrogozhinën, e kështu me radhë. Me 3 apo me 4D, po ja u përsëris, në datën 2 korrik të këtij viti, mbas pak ditësh, hapet përfundimisht rruga Kardhiq-Delvinë për të cilën nuk e di se sa lëkurë daullesh keni konsumuar, se sa tribuna me rrugë-rrugë-rrugë keni ngritur dhe se sa herë e keni inaguruar dhe jo vetëm që nuk e bëtë, por e latë atje gropë që sa më shumë përpiqeshe ta mbushje aq më shumë gropa të tjera hapeshin nga pikëpamja financiare.

 Tani të vij edhe te një pikë tjetër e rëndësishme e diskutimit të zonjës Tabaku, te karburanti. Është e vërtetë nuk është absolutisht sekret dhe jo vetëm është e vërtetë, por është një e vërtetë për të cilën ne kemi dhënë argumentet pse! Është e vërtetë që ne kemi një çmim karburanti më të lartë se të tjerët në rajon, kjo është e vërtetë. Por ndryshe nga të tjerët në rajon, ne kemi taksat më të ulëta sepse ndryshe nga rajoni, ne biznesit të vogël nuk i marrim asnjë lekë! Zero! Zero taksë dhe zero TVSH deri në 100 milion xhiro, ndërkohë që deri në 140 milion xhiro është zero taksë. Sepse ndryshe nga rajoni, ne vërtetw e kemi më të lartë sesa të tjerët taksën mbi biznesin e madh se e rritëm atë taksën mbasi erdhëm këtu, por ne subvencionojmë 100% energjinë elektrike pa e lejuar të rritet, jo vetëm për të gjitha familjet, por edhe për biznesin e vogël dhe të gjitha këto janë para sepse ndryshe nga rajoni, ne i japim para dhe do vazhdojmë t’ia u japim të gjithë shqiptarëve që nuk lëvizin me fuoristrada apo me veturë, por lëvizin me transportin publik. Ashtu sikundër ndryshe nga rajoni, ne do të vazhdojmë t’u japim para për naftën fermerëve dhe jo më larg sesa sot, kemi folur për të shtuar sasinë në mënyrë që fermerët e regjistruar, gjë që është lajm i mirë sepse ka një rritje eksponenciale të formalizimit të fermerëve për shkak të kësaj nevoje, ne do vazhdojmë tua japim sepse ndryshe nga rajoni, i cili nuk ka sektor peshkimi fare, ne kemi një industri peshkimi, e cila është në rritje të vazhdueshme, – kujtoj që ju e latë në det të hapur dhe detyronit të shkonin ta merrnin karburantin në Itali dhe në fund të vitit shifra e mbijetesës ishte 22 milion euro, qesharake, për një vend që ka një vijë bregdetare nga koka deri te këmbët, dhe sot ne jemi, deri vjet flas, se sivjet do të jemi edhe më shumë, po deri vjet ne ishim në 130 milion dhe edhe për këtë industri ne do të japim para.

Prandaj nëse i mendojmë të gjitha këto, del e qartë se pse aty te tabela e karburantit ata që kanë më shumë mundësi do paguajnë më shumë sepse do tua u japin të tjerëve se barrën e krizës do ta shpërndajmë në një formë që t’u japim mundësi atyre që prodhojnë ta ndjejnë më pak,  nuk ua u heqim dot nga supet, t’u japim mundësi atyre që eksportojnë ta ndiejnë më pak, t’u japim mundësi atyre që lëvizin për në punë me autobus, jo me vetura që të mos e ndiejnë e kështu me radhë dhe po e përsëris që në fund të ditës në tabelën e rritjes së inflacionit jemi pothuajse sa gjysma e të gjithë vendeve të rajonit, sepse ndryshe nga vendet e rajonit ne subvencionojmë 100% diferencën e energjisë në çdo faturë familjare sepse ende nuk kemi bërë atë ndarjen për ata që konsumojnë energji në 800 e 900 dhe ndryshe nga të gjithë ne subvencionojmë 100% biznesin e vogël.

Këto janë të vërtetat e këtij momenti, i cili është një moment tejet i vështirë, nuk diskutohet. Është shumë i vështirë. Është një moment i cili kërkon patjetër diskutim, kërkon patjetër debat, kërkon patjetër ballafaqim dhe ide mundësisht të reja, por nuk kërkon mbi të gjitha që të vazhdojë avazi njësoj sikur këtu s’ka ndodhur asgjë sepse e kam thënë këtë gjë kur jo vetëm ju, por shumëkush përqeshte dhe nënqeshte që këtu do të vijë dita që nuk do të jetë çështja sa kushton do të jetë çështja ku e gjen energjinë, naftën dhe ushqimin dhe me këto po ballafaqohet sot gjithë Europa.

Dje ra qeveria në Bullgari. E dëgjuat arsyen pse ra sipas atyre që e rrëzuan qeverinë, që ikën nga qeveria. Dy arsye ka tha: Njëra ishte ajo që ne dimë, pengmarrja e Maqedonisë së Veriut. I gjithë krahu më nacionalist aty nuk donte të lëshonte dhe nuk kanë për të lëshuar pavarësisht se çfarë optimizmi dhe se çfarë parashikimesh bëjnë lart e poshtë dhe e dyta ishte sepse Bullgaria nuk ka më lekë. Kjo ishte pjesa e dytë e fjalisë. Nuk ka më lekë. E pra, situata është kudo dramatike dhe nëse doni të bëni politikë këtu me atë avazin tuaj, vazhdoni bëjeni nuk ka asnjë problem për ne, por nëse doni të kontribuoni bujrum, kontribuoni dhe nëse keni ju ide më të mira, jemi shumë të lumtur që t’i marrim idetë tuaja, ama mos thuaj zonja Tabaku që ne vëmë tavan çmimin më të lartë se kjo nuk bën asnjë sens.

Ne nuk vëmë tavan çmimin më të lartë kur vjen puna te karburanti. Nuk vihet tavan çmimi më i lartë. Vihet një tavan mbi të cilin askush nuk mund të shkojë. Është komplet koncept tjetër dhe gjithkush është shumë i lutur që të ulet më poshtë. Pra ne, nuk mund të vendosim çmim unik për të gjithë se nuk jemi në komunizëm dhe karburantin nuk e sjell Alb-Impex, ne jemi në një ekonomi tregu ku ka një gjë me të cilën unë jam dakord me ju, kemi një bord komunist aty, kjo është 100% e sigurt që ky bord është komunist, se nuk duhet të ishte, por është aty sepse është një moment shumë shumë shumë jashtë normales dhe në kushte normale ai bord është komunist, në kushtet e kësaj krize ai bord është një ndihmë. Edhe psikologjike, edhe financiare patjetër, sepse nuk  mundet dot të hyjë shteti të kontrollojë çmimet me dhunë në një ekonomi tregu, por ai bord ka një meritë për këtë fazë: merita është që vendos një tavan, mbi të cilin të tjerët nuk mund të shkojnë ato llogaritë me laps e me letër mund ti bëjë gjithsecili e mund të thotë po mashtron qeveria me çmimin e naftës. Çmimi i naftës është komplet i qartë dhe dihet shumë mirë se pse është më i lartë sesa në vendet e tjera të rajonit dhe këtë mund ta shpjegoj gjatë gjithë kohës. Ëndrrat në beze që me urdhër nga qeveria apo me vullnet qeverie çmimet në një ekonomi tregu dhe në një kohë lufte mund të shkojnë në pikën që njerëzit të vazhdojnë jetën e tyre sikur asgjë s’ka ndodhur. Këto mund të bëhen për politikë, patjetër, por këto s’kanë lidhje me realitetin.

Previous Fjala e Ministres Balluku pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave

Leave Your Comment