Unë po vazhdoj të konsumoj kohën e grupit në këtë rast sepse nuk jemi në kushtet kur mund të përdor një kohë ekstra, kështu që nëse të tjerët mund ta delegojnë, të bëjnë çfarë të duan.
Tani, te gjuha ne kemi gjithmonë një përplasje dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe, sepse te gjuha nis gjithmonë problemi. Nuk nisin kot librat e shenjtë më fjalën “ e para ishte fjala, fjala ishte Zoti, Zoti ishte fjala’’, nuk nisin kot.
Kështu që, tek fjala fillon gjithçka dhe ne kemi probleme të mëdha që na ndajnë në shumë gjëra, por tek gjuha ne kemi problemin kryesor sepse ju keni një nivel të gjuhës shqipe që është nivel bazik, është nivel i ulët, i ulët fare dhe do më falni mungesën e modestisë, por, jo vetëm unë, edhe ne e kemi një çikë ndryshe këtë punën e gjuhës. Unë nuk i thashë asnjërit nga ju “ti je budalla”. Po t’i them dikujt, “ti je budalla”, kjo është fyerje. Unë thashë juve keni budallallëkun sëmundje ngjitëse në kopenë tuaj. Këtë thashë unë. Dhe nëse ju u ndjetë për një moment dele, apo çfarëdolloj qenieje tjetër që futet në kope, ky është problemi juaj, nuk është problemi im.
Unë di që edhe njerëzit kur bien në nivelin tuaj kthehen në kope dhe këto janë mënyra të të shprehurit. Tani nëse do të hyjmë tek gjuha parlamentare, juve nuk duhet të hynit më në parlament kurrë. Juve! Sepse juve nuk bëni thjesht, nuk thoni thjesht fjalë që mund të jenë fyese por juve shani, shani, shani, shani me fjalë të cilat përbëjnë akuza penale. Pra për mua nëse dikush më thotë ‘’budalla’’, s’ka asnjë problem, është një opinion, por nëse dikush më thotë kriminel, sigurisht që kam problem, patjetër që kam problem. Ndërsa kjo “budalla” secili ka opinionin e vet, kështu dukem, s’ka asnjë problem, por “kriminel, hajdut’’ etj dhe përsëri, z. Alibeaj, ti provove atë që thashë unë, ti provove që ti je absolutisht e njëjta gjë si ai me atë të cilin ti me demek je kundërshtar sot , sepse ti sot the “unë paskam çuar ikona në Gjermani”. Këtë e ka thënë ai. Këtë e ka thënë ai. Ti the që ‘ikonat paskan humbur’, këtë e ka thënë ai.
Pra thjesht vërtetoni atë që them unë dhe prandaj nuk ju voton njeri, e kupton? Prandaj nuk ju voton njeri dhe prandaj, ai i vdekuri komplet u çua dhe ju mori përpara ju sepse në fund të ditë njerëzit nuk shohin asnjë dallim mes jush dhe ata që e dinë atë për të gjallë thonë “më mirë po shkojmë me të’’ sepse ky është origjinali. Ju jeni kopje të zbehta dhe të shëmtuara të tij, të gjithë ju. Që te jemi shumë të qartë, për fat të keq. Tani, për sot profesori iku. E para njëherë, në vitin 1993 nuk është themeluar Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, është themeluar fondi shqiptaro-amerikan, janë dy gjëra krejt të ndryshme.
Fondacioni Shqiptaro-Amerikan është themeluar në vitin 2009, pra ka ndryshuar trajtë ajo iniciativë. E dyta, ju akuzoni këtu një fondacion, i cili është fondacion jo fitimprurës i financuar nga qeveria e SHBA dhe ju këtu bëni akuza a thua se Fondacioni Shqiptaro- Amerikan është ministria juaj e Kulturës, e cila kalanë e Lezhës e bëri me disko dhe e ktheu në një hapësirë ku shkonin dhe bëheshin shiringa droge, në kalanë e Lezhës.
Ky është koncepti juaj për trashëgiminë kulturore. Unë nuk kam dhënë bingo në Tetarin Kombëtar. Unë e kam gjetur bingon në Teatrin Kombëtar me kontratë dhe bingo në Teatrin Kombëtar, bingo në Pallatin e Kulturë, bingo tek piramida, bingo bingo I bëni ju që jeni akoma sot “bangu, bangu, bangu” dhe që nuk keni lidhje fare me atë çfarë ka nevojë në fakt ky vend të dëgjojë nga ju. Jeni një gjë, e njëjta gjë e ndarë përgjysmë, e ndarë në tresh, e ndarë në katërsh, s’dini ça flisni dhe vazhdoni kujtoni se politika është të vish këtu dhe të përsërisësh atë që ke bërë gjithë jetën me pretendimin të merrni rezultat tjetër. Dhe sot që flasim shteti ynë është në Gjykatë të Lartë, në proces akoma, për ato diskot e për ato mejhahet që juve latë në kalanë e Lezhës.
Ju jeni fundi, more, ju jeni fundi. Ju jeni fundi, ju jeni kumi tek bova, siç thoshin vlonjatët dikur, kumi tek bova. S’keni lidhje fare me çfarë flisni dhe jeni komplet out dhe nuk mbani aspak përgjegjësi për atë që thoni dhe dini vetëm të shani, dini vetëm të akuzoni, dini vetëm të silleni njësoj që të gjithë, prandaj ju, mos u ..
O njerëz, juve keni dhënë benzinata, juve keni dhënë leje për benzinata nëpër parqe natyrore. Juve keni dhënë leje për benzinata nëpër monumente kulturore.
Dhe fatkeqësisht po e përsëris, pret njeriu që të vijë një gjeneratë tjetër e juaja, lind gjenerata tjetër, rritet, sa I vjen goja, e infektuar me virusin e budallallëkut kështu që ju vazhdoni, jeni në rregull, puna juaj, fatkeqësi e madhe për gjithë jetimët që keni lënë rrugëve, të gjithë ata që nuk duan të votojnë për ne, nuk kanë arsye të votojnë për ne, I keni lënë rrugëve, I keni bërë mish për top në këtë luftën tuaj absurde. Një i vdekur që ju e dini të gjallë, ca të gjallë që janë më të vdekur se të vdekurit edhe kërkoni ju të na tregoni ne se si bëhet Parku i Butrintit.