Rijetëzimi i Industrisë së Mbrojtjes, Peleshi prezanton projektin në Kuvend - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Rijetëzimi i Industrisë së Mbrojtjes, Peleshi prezanton projektin në Kuvend

Gjatë prezantimit në Kuvend të projektligjit: “Për krijimin e Shoqërisë Shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, – ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi se ky projektligj përbën një risi me rëndësi në reformën e përgjithshme për rijetësimin e Industrisë së Mbrojtjes.

“Pas viteve ’90, Shqipëria trashëgoi një arsenal të madh municionesh dhe armatimesh nga koha e kaluar, duke e bërë një nga vendet më të militarizuara në botë. Me hyrjen në NATO, vendi u fut në një proces demilitarizimi për t’u përshtatur me kërkesat e Aleancës. Tani, pas 15 vitesh anëtarësim në NATO dhe në një kohë me kërcënime të reja gjeopolitike, është e domosdoshme që Shqipëria të zhvillojë një industri ushtarake të qëndrueshme”, – u shpreh ministri Peleshi.

Ministri Peleshi vuri theksin tek samitet e fundit të NATO, ku është miratuar plani i veprimit për prodhimet e mbrojtjes dhe zgjerimin e kapacitetit industrial. Ai tha se Industria Ushtarake do të kontribuojë në rritjen e të ardhurave në buxhetin e vendit dhe do të krijojë mundësi të reja ekonomike.

Projektligjet parashikojnë krijimin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes për licensimin e operatorëve vendas dhe të huaj, si dhe krijimin e një shoqërie aksionere me kapital shtetëror, që do të jetë partneri i shtetit në bashkëpunimet me investitorët potencialë.

Sipas ministrit të Mbrojtjes: “Ajo që duam të arrijmë nuk lidhet vetëm me aspektin fitimprurës ekonomik të buxhetit të shtetit, që sigurisht ka rëndësinë e tij. Ajo lidhet gjithashtu, me pozicionimin tonë në rajon, por edhe më gjerë, në aspektin strategjik dhe atë të sigurisë e mbrojtjes. Një platformë e fortë për rijetësimin e Industrisë Ushtarake të Shqipërisë do të na ndihmojë të rrisim “peshën” tonë ushtarake në rajon, por edhe të pozicionohemi si një partner kyç i NATO-s në Ballkanin Perëndimor”.

Ministri Peleshi falënderoi për punën dhe mbështetjen ekspertët e Agjencisë së NATO-s për Mbështetjen dhe Prokurimin (NSPA), të cilët realizuan një vlerësim të kapaciteteve, që zotëron aktualisht Shqipëria në fushën e Industrisë Ushtarake, ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me operatorët private shqiptarë dhe të huaj për këtë projekt.

Peleshi u shpreh optimist për të ardhmen e kësaj industrie, duke theksuar se Shqipëria do të bëhet një aktor i rëndësishëm në fushën e prodhimit ushtarak dhe do të kontribuojë në forcimin e kapacitetit mbrojtës të NATO-s.

Previous Fenomeni shqetësues i zjarrvënies së qëllimshme, Balla nga Kuvendi: Mungon angazhimi vullnetar, u kam kërkuar bashkive të angazhojnë struktura të tjera të tyre