Rishikimi i teksteve shkollore / Ministrja Kushi publikon shembuj të botimeve të përmirësuara - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Rishikimi i teksteve shkollore / Ministrja Kushi publikon shembuj të botimeve të përmirësuara

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi publikoi sot disa foto krahasuese të teksteve të rishikuara, të cilat kanë kaluar përmes një procesi të thelluar dhe të gjatë përmirësimi.

Pas shqetësimeve të ngritura vitin e kaluar në lidhje me disa pasaktësi apo pasqyrim jo të përshtatshëm të realitetit në tekstet shkollore, Ministria e Arsimit dhe Sportit ngriti një komision për rishikimin e të gjitha teksteve në arsimin parauniversitar. Ky komision përbëhej nga disa grupe pune me drejtues të rrjeteve profesionale të mësuesve, mësues dhe specialistë të kurrikulës.

Në një publikim në rrjete sociale Ministrja Kushi shprehet se tashmë të gjitha këto botime të reja më cilësore janë gati dhe vitin e ardhshëm shkollor do të jenë në dispozicion të nxënësve dhe mësuesve.

Znj. Kushi falënderoi Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar dhe Rrjetet Profesionale të Mësuesve për angazhimin dhe kontributin e dhënë në këtë proces të rëndësishëm.

Previous “Jeruzalemi nuk është thjesht një qytet”, ekspozita e veçantë në javën kulturore të Izraelit

Leave Your Comment