Romë, Kryeministri Edi Rama në ditët e politikës, kulturës, debatit, në Atreju 2023 - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Romë, Kryeministri Edi Rama në ditët e politikës, kulturës, debatit, në Atreju 2023

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Itali me ftesë të Kryeministres italiane Giorgia Meloni për të marrë pjesë në ditët e politikës, kulturës, debatit, pjesë e Festivalit të Politikës Atreju 2023, i cili u mbajt në kopshtet e Castel Sant’Angelo, në Romë.

Në një panel të veçantë, Kryeministri Rama bashkëbisedoi me gazetarët Maurizio Belpietro, drejtor i “La Verità” dhe Andrea Malaguti, drejtor i “La Stampa”.

* * *

-Qartësisht ka shumë interes siç dëshmon prania e të gjithëve ju, natyrisht që është kënaqësi të kemi Edi Ramën të flasim me të edhe sepse Edi Rama së bashku me Giorgia Melonin është protagonist i një ngjarje kronike për të cilën është folur shumë shpesh gjatë këtyre javëve. Do ta nis që këtej, duke u hedhur te pyetjet që  na interesojnë. Sa mundësi ka që ky pakt mes Italisë dhe Shqipërisë të zbatohet mirëfilltë që vërtet dy qëndra pritjeje të ngrihen në Shqipëri. 

Kryeministri Edi Rama: Mbi të gjitha faleminderit, ndihem shumë i nderuar që ndodhem këtu dhe që kam mundësinë të komunikoj në një tjetër familje politike, më duket se është gjithnjë e rëndësishme të mos harrojmë se në fund të fundit cilësia e jetës bashkë, cilësia e demokracisë nuk mbështetet sesa dakord biem, po në ç’mënyrë jemi të aftë të menaxhojmë mosdakordësitë tona.

Thënë kjo, më duket se është bërë një zhurmë krejt jo proporcionale për këtë histori për këtë marrëveshje që është një marrëveshje sipas meje tejet e natyrshme midis dy vendeve me emra të ndryshëm, por që unë i shoh si dy pjesë të njëjtit popull, sepse për ne Italia ka qenë përherë pjesë e jona, edhe kur nuk mundnim të mbërrinim përtej në anën tjetër të detit.

E po ashtu për atë çka Italia na ka dëshmuar, momentin e parë të ripërqafimit, pas historisë së tmerrshme të gjatë të izolimit komunist. Është e mjaftueshme, pra mjafton për të kuptuar, askush  nuk duhet të habitet, të mrekullohet kur ne bëjmë marrëveshje me mirëkuptim të ndërsjellëtë. Për ne është gjithmonë nder të japim një dorë kur na e kërkon Italia dhe do të jetë përherë një privilegj, të konsiderohemi miku i veçantë i Italisë. Mendoj se duhet të bëjmë gjithçka për të qenë vendi simotër i Italisë.

 

-Kryeministër sa mundësi ka që ankimimi i bërë nga opozita në Gjykatën Kushtetuese ta prishë këtë marrëveshje, nga këndvështrimi juaj?

 

Kryeministri Edi Rama: Është diçka që mbi të gjitha më bën për të qeshur.  Jo prisni, sepse ndoshta pastaj nuk do më duartrokisni. Sepse Giorgia i përgëzoi kur bënë zgjedhjet e brendshme, mua nuk më njihte sigurisht. Mendonte se isha një prej miqve jo të rekomandueshëm siç e thoni ju, por rolet pastaj u ndryshuan, po për të folur seriozisht, mbi të gjitha unë jam i kënaqur që të gjithë e kuptojnë edhe ata në Shqipëri që goditen tërë kohën nga propaganda që Shqipëria nuk ka më demokraci, sepse ka tashmë një diktator. Ndërkohë që Shqipëria është një demokraci, gjykata kushtetuese ka bërë detyrën e saj, sepse Kushtetuta është automatike, pezullimi i një marrëveshjeje për t’u marrë në shqyrtim para se të ratifikohet nga Parlamenti, kështu që kjo është provë që unë nuk i kontrolloj gjykatat në Shqipëri. Nga ana tjetër jam besim plotë se marrëveshja nuk ka asgjë jo kushtetuese. Le të shohim pastaj, le të presim me qetësi qëndrimin dhe pastaj të punojmë së bashku.

-Brenda marsit nëse e kuptoj mirë duhet të prisni ?

Kryeministri Edi Rama: Deri në Mars është kufiri kohor, por besoj, jam besimplotë që vendimi do të merret shumë më parë, sepse është një marrëveshje shumë e rëndësishme midis dy shteteve dhe duhet që të dyja qeveritë të dinë nëqoftëse mund të ecim përpara apo jo pa humbur shumë kohë.

-Kryeministër dy gjëra shumë shpejt. E para, thuhet që kjo do ishte një marrëveshje midis dy shteteve, jo midis dy qeverive,  natyrisht edhe pjesa e Gjykatës Kushtetuese, por gjëja tjetër që  jam i interesuar është se këta persona që do të sillen në Shqipëri duhet të përshkojnë 700 km në det a më shumë, e më pas do të vendosën në këto qendra e pastaj me gjasë do të kthehen pas. A nuk mendoni që Gjykata europiane për të drejtat e  njeriut do të kishte diçka për të thënë lidhur me këtë lloj dinamike. Si e përjeton këtë? 

Kryeministri Edi Rama:  E shoh këtë si udhëheqës i një vendi europian, nuk jemi një vend në BE, por jemi vend E. Fakti që nuk jemi zyrtarisht në Bashkimin Europian nuk heq të drejtën për të qenë Europian. Për fat të mirë këtë nuk e vendosën në Bruksel, këtë e vendosi gjeografia. Nëse do të ishim Franca dhe do të kishim lidhur këtë marrëveshje për të ngritur një qendër pritje, jo vetëm që askush nuk do të skandalizohej, por do të thonin më së fundmi, – Franca po pret pak më tepër. Por ne nuk jemi Franca, nuk jemi as Greqia. Greqia është një vend fqinj, anëtare e Bashkimit Europian. Ka më shumë se një qendër pritjeje dhe askush nuk e zë me gojë. Atëherë pse të njëjtin lloj qendre pritje, për të njëjtën ndërhyrje, për të njëjtin lloj problemi kur bëhet në një vend brenda BE-së është një gjë e mirë, por kur bëhet në një vend europian që është në anën tjetër të detit dhe nëse nuk është në BE- është sidoqoftë pjesë e E-së duhet bërë e gjitha kjo.

-Po përpiqem tua them unë, çështja është kjo, realisht këta persona do të mbërrinin në Itali, francezët nuk do t’i donin..

Kryeministri Edi Rama: Ah francezët nuk do t’i donin pse? 

-E dimë pse. Po ju mu përgjigjët me të drejtë

Kryeministri Edi Rama: Atëherë francezët nuk i duan, shqiptarët i pranojnë dhe pastaj shqiptarët janë problemi?

-Jo absolutisht. Shqiptarët nuk janë problem, në këtë rast janë zgjidhje. Pyetja në fakt nuk është nga këndvështrimi i shqiptarëve, por nga këndvështrimi i atyre që vijnë. Personave që do t’i duhet të përshkojnë dhe 700 kilometra të tjerë.

Kryeministri Edi Rama: Po në rregull. Nëse shkojnë në Suedi do të bëjnë më shumë se koncepti që është shumë i qartë, por që pastaj nuk është trajtuar kurrë qartësisht është shumë e thjeshtë. Kush hyn në Itali apo në Greqi hyn në BE. Atëherë gjeografia e Italisë apo e Greqisë nuk mund të jetë mallkimi i një vendi që është në kufi dhe pastaj bekimi i një vendi që është më larg dhe që thotë: jo, jo nuk i marr unë këto, le t’i marrin ata.

Pra, nëse do të shiheshin të gjitha marrëveshjet dhe kjo marrëveshje e rishpërndarjes, koncepti është që ata hyjnë në një vend në kufi me BE dhe rishpërndahen në BE, së paku kështu është rënë dakord, por për fat të keq një gjë është ajo që thuhet dhe tjetër gjë ajo që bëjnë. Por kilometrat për të hyrë në Shqipëri do të jenë ndoshta pak më shumë, por nëse marrëveshja do të funksiononte brenda BE kilometrat për të shkuar në Poloni apo në Suedi do të ishin akoma dhe më shumë apo jo?

-Kryeministër cituat një sërë vendesh të tjera dhe duke pasur parasysh që ju flisni për mikpritje, dhe ju thoni që është një zgjidhje e një problemi italian, ndoshta mund të jetë një zgjidhje dhe për vendet e tjera europiane. Pra po e përkthej që nëqoftëse në një vend tjetër sepse pamë reagimin e Gjermanisë, në raport me këtë marrëveshje do të ishte e interesuar që të bënte një marrëveshje si ajo që ju keni bërë me Italinë, do të pranonit?

Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, unë mendoj që të thuash që kjo është zgjidhja do të ishte pretendim, kjo nuk është zgjidhja ndoshta, por eshte një përpjekje për të gjetur zgjidhje në një situatë ku është e qartë se BE nuk ia del të kuptohen me njeri-tjetrin për zgjidhjen. Pastaj BE nuk arrin dot të kuptohet mes vetes për zanafillën e problemit sepse ajo që “pësojmë” ne nga këto flukse ka një zanafillë që lidhet me situatën, me historinë, me marrëdhëniet midis Afrikës dhe Europës. Atëherë, nëqoftëse në Angli të parit e Perëndimit shihet në mënyrë mjaft problematike, nëse në Afrikë është lënë terren forcave të tjera për të bërë biznes, ndërkohë që Perëndimi është vënë në rolin e një predatori për shekuj e shekuj dhe kur vjen fjala për të gjetur një jetë më të mirë shkohet drejt Perëndimit atëherë këtu duhet të ketë një vizion më të gjerë, një zgjidhje më të thellë, por ndërkohë që kërkohet një zgjidhje më e thellë e nëqoftëse kjo bëhet në mënyrë të përbashkët duhen gjetur edhe zgjidhje që ndoshta nuk janë zgjidhje të përsosura. Por, ndërkohë që është e thjeshtë të kritikohesh në përpjekjen për të bërë diçka pozitive nuk kuptohet se çfarë bëjnë ata që kritikojnë.

-Do të pranonit kërkesën e një vendi tjetër europian, të ngjashëm me atë të Italisë? 

Kryeministri Edi Rama: Jo, Jo! Ne kemi pasur kërkesa nga vende të tjera europiane të BE dhe kemi thënë jo.

-A mund të na thoni secilën? Se ka një dallim. Mund të na thoni se cilat janë këto vende? Cilat janë këto vende që kanë bërë të njëjtën kërkesë? 

Kryeministri Edi Rama: Vende kushërinj, ndërkohë që Italia është një vend kushëri, është një vend simotër. Ka një ndryshim, nëqoftëse ne e bëjmë këtë me një vend në Turqi, në Greqi për të gjitha ato arsye që s’dua t’i përsëris për të mos humbur kohë, e bëjmë si një përpjekje të përbashkët, jo si një mision për faktin që ne jemi një vend jashtë, atëherë mund të na përdorin për të na kthyer në një vend ku transferojnë problemin sepse ajo çfarë Italia po përpiqet të bëjë nuk është të transferojë problemin, Italia nuk po bën një transferim të problemit të vet, por po përpiqet të zgjerojë hapësirën për të menaxhuar këtë rrugëtim, ndërkohë që e trajton vetë problemin. Kur një vend kushëri vjen nga shumë larg edhe thotë : Dëgjo, a mund të më japësh një dhomë se dua të transferoj një problem të timin. Nuk besoj se askush këtu do ta bënte për një kushëri apo jo?

-Për të kuptuar sepse thatë diçka më parë dhe në fakt janë dhe përgjegjësi perëndimore për fluksete mëdha emigratore, pra cila eshte përgjigja për temën.

Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, duhet të kuptohemi. Perëndimi ka një problem shumë të madh të rënies demografike. Perëndimi doli nga Lufta e Dytë Botërore dhe kishte një moshë mesatare 25 vjeç. Sot është drejt 50 vjeç. Dhe nuk më duket se ka ndonjë dëshirë për të bërë shumë fëmijë. Atëherë ku do të gjendet krahu i punës? Nga ana, tjetër forca jonë, – e juaja sepse ne nuk jemi akoma në BE – siç e dini qëndron ose është duke u reduktuar sepse nëqoftëse pas Luftës së Dytë Botërore një pjesë e rëndësishme e pasurisë botërore gjendej në Europën perëndimore sot nuk është më kështu. Në një parashikim të Goldman Sachs tregohet që nuk është një burim kundër perëndimor apo kundër kësaj zone dhe thuhet se në 2015  i vetmi vend që do të jetë dhjetëshen kryesore të vendeve më të zhvilluara, është dhe Gjermania dhe do të jetë ne vendin e nëntë ndërkohë që SHBA do të humbasin vendin e parë dhe do të jenë të tretët pas Kinës dhe Indisë. Duhet arsyetuar për këtë gjë dhe duhet kuptuar se çfarë mund të bëjë Europa së bashku.

Ndoshta unë do të jem në konflikt shumë të madh interesi, por ju me konflikt interesi në Itali jeni mësuar prej shumë vitesh. Nëse ka një arsye pse unë kam respekt shumë të madh për atë që përpiqet Gorgia nuk është vetëm se ajo ka dalë përkundër të gjitha parashikimeve për një apokalips fashist që bëheshin por është saktësisht kjo përpjekja për të bindur Europën se është nevoja për të punuar së bashku. Dhe nëse me lejoni Georgia ndoshta nuk është korrekte karshi teje por më duket se po bën një gjë mjaft të rëndësishme duke kaluar nga një sovranizëm nacionalist në kërkim të një sovranizmi a sovraniteti europianist, në kuptimin që Europa duhet të zgjohet dhe të kuptojë sesi duhet të lëvizë për brezat e ardhshëm sepse për të fituar zgjedhjet e ardhshme ndoshta është shumë më e lehtë por për të fituar betejat për brezat e ardhshëm është shumë më e vështirë në kuptimin që Europa duhet të zgjohet dhe të kuptojë sesi duhet të lëvizë për brezat e ardhshëm sepse për të fituar zgjedhjet e ardhshme ndoshta është shumë e lehtë por për të fituar betejën për brezat e ardhshëm është shumë e vështirë.

– Kur bëhet fjalë për aleatët e kryeministres sonë, kemi dëgjuar zëra që duhet të largohen abuzues nga Brukseli  dhe të mposhtim Soros-in. Çfarë mendoni?

Kryeministri Edi Rama: Unë nuk i dëgjoj të gjithë me kaq vëmendje sepse e vërteta, pra për të thënë të vërtetën, duke qenë se jam një mik mjaft i dashur i George Soros mund të them se djalli nuk kaq i zi saç duket dhe Gorgia është prova apo jo?

– Kryeministër, flisni shumë për Europën por Europa po ju mban paksa jashtë dere. Çfarë efekti ju bëri që Këshilli Europian priti kërkesën e Ukrainës ndërkohë që Shqipëria, e cila ka pritur prej shumë vitesh, nuk fitoi asgjë?

Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, para së gjithash koncepti i portës, i derës është relativ, ne sido që të jetë, jemi brenda. Ata janë të mbyllur në një dhomë ndërsa ne jemi në shtëpinë e Europës. Nuk jemi në sallën apo dhomën ku merren vendimet por megjithatë nuk jemi jashtë. Nga ana tjetër, kjo marrëveshje më ka bërë të ndjehem paksa në shtëpi sepse edhe ju, gazetarë, gazeta e media italiane jeni tamam si vëllezër të gazetarëve e mediave shqiptare.

– Është në fakt, internacionalja gazetareske.

Kryeministri Edi Rama: Domethënë, nxirrni fraza të pabesueshme që sigurisht mund dhe të justifikohen sepse duhet provuar dhe marrë pëlqimet e para duhet ti marrin të tjerët dhe nuk keni kohë të verifikoni lajmet.

– Edhe politikanët vrapojnë pas pëlqimeve.

Kryeministri Edi Rama: Por për t’iu qetësuar sepse e di që ju jeni të Shqipërisë. Ne i kemi çelur negociatat me Bashkimin Europian dhe po ecim përpara. Nuk kemi tanimë një problem që e kishim më parë sepse ishim marrë paksa peng duke qenë se Bashkimi Europian ka disa vende në brendësi të vet që kanë këtë vesin për të marrë peng vende të tjera për arsye të brendshme. Për shembull, nëse kemi zgjedhje të radhës, atëherë duhet marrë peng një vend për t’i thënë elektoratit që ne luftojmë me ata atje, pra për të krijuar këtë lloj situate. Po ju jap një ide. Ne u morëm peng nga Holanda për 2-3 vjet. Të gjithë ishin gati për të çelur negociatat vetëm Holanda jo dhe na thonin “Duhet të bëni më shumë, duhet të bëni më shumë”. Një ditë vjen një grup deputetësh holandezë që supozohej të vinin të verifikonin faktet. Raportuesi, ai që duhet të relatonte për Shqipërinë më thotë “Kryeministër, si mendoni që Shqipëria mund të bëjë bashkë, të harmonizojë acquis communautaire që është Korpusi Ligjor i Europës me ligjin e Sheriatit” që është legjislacioni i vendeve fondametaliste. I thashë: “po më kërkoni një mendim konceptual filozofik sesi mund të ndodhë një gjë e tillë apo është një pyetje për Shqipërinë sepse Shqipëria nuk e ka ligjin e Sheriatit. Nuk e kemi pasur ndonjëherë”. Ne jemi një vend që ka popullsi të përzier të krishterë dhe myslimanësh dhe për të dhënë një shembull, unë jam katolik, bashkëshortja ime është myslimane. Fëmijët tanë nga martesat e mëparshme, sepse jo të gjithë e kanë fatin ti bien në kokë qysh herën e parë, janë të krishterë ortodoksë dhe një fëmijë që e kemi ngjizur bashkë që nuk e di se ç’do jetë, do të vendosë ai. Kam pasur fatin të takoj Papa Franceskun, i cili për mua është udhwheqwsi më i madh i padiskutueshëm i së majtës, se më bëni pastaj të bëj polemika me të majtën italiane, flas për të majtën europiane dhe të majtën botërore, mos më vini sepse nuk po them se duhet të zgjedhim Papën për kreun e Partisë Demokratike. Mos ma bëni këtë gjë sepse sidoqoftë, e pyeta Papën “Çfarë do të jetë ai” dhe ai njeri i shenjtë dhe tejet i mençur më thotë “Lëreni të vogël të rritet. Do të vendosë vetë”.  Ky është një mesazh vërtetë fantastik sepse duhet pasur shumë kujdes dhe për luftën kulturore për të mos i vënë të gjithë në të njëjtin thes. Ka një botë myslimane shumë të ndryshme, shumë të larmishme. Duhet kuptuar që nëse të gjithë vihen në të njëjtin thes, vetëm sa luhet loja e atyre që janë më radikalë dhe më të rrezikshëm ndërkohë që duhet kaluar përtej kësaj. Thënë kjo, unë jam mjaft i bindur se nëse Europa nuk ndryshon dhe nuk ndryshon me shpejtësi të konsiderueshme, Europa do të jetë humbësja më e madhe e kësaj periudhe historike sepse është një forcë e cila nuk mund të vendoset të lërë gjurmë.

– Po çfarë mund të bëjë Europa? Ju folët më parë për problemin e ligjshmërisë, për problemin e emigracionit. Çfarë duhet të bëjë Europa tek e cila aspiron Shqipëria?

Kryeministri Edi Rama: Duhet luftuar së bashku. Emigracioni, që menaxhohet nga organizata e fuqi kriminale. Duhet nga ana tjetër të luftojmë së bashku për të organizuar një emigracion të menaxhuar nga vetë Europa, të menaxhuar nga qeveria dhe nga institucionet. Pra ose do t’i menaxhojmë kriminelët ose do t’i menaxhojnë institucionet, kjo është e qartë, sepse ndërkohë të bësh një kështjellë të madhe Sant Angelo të Italisë dhe Europës për tu futur brenda ashtu si Papa-t kur ishin sulmet e mëdha, është e pamundur sepse ndërkohë hyjnë nëpërmjet hapësirës digjitale, nëpërmjet hapësirë kibernetike nga të gjitha anët. Nuk është se sot ka ndonjë gjë, sot nuk ka asgjë të padepërtueshme pro duhet të jemi në gjendje, mbi të gjitha, të ndryshojmë qasje karshi vendeve të origjinës sepse nuk mund të lihen më në duar të të tjerëve, të krijohen marrëdhënie besimi konstruktive dhe të një interesi reciprok dhe të sillen njerëz në rrugë të rregullta që vijnë, që punojnë, që mësojnë gjuhët në Europë, që integrohen në mënyrë njerëzore e në një mënyrë të ligjshme. Nëse nuk kombinohen këto të dyja atëherë është betejë e humbur.

– Po afrohemi në fund të këtij takimi dhe dua që t’ju kërkoj shpejt e shpejt, cila është situata e demokracisë në Shqipëri? Ju pyes sepse konsideroheni si udhëheqësi më i fortë në Shqipëri prej vitesh ndërkohë që kushtet e opozitës, le të themi kështu, janë të diskutueshme. Natyrisht, mospasja e një opozite është një problem demokratik, por sidoqoftë dhe diçka praktike. Në marrëveshjen me qeverinë italiane a parashikohet një marrëveshje për pensionet e shqiptarëve në Itali?

Kryeministri Edi Rama: Po e nis nga pyetja e dytë, jo se dua t’i shpëtoj të parës, por sepse unë kam një parim, kur unë dal jashtë vendit dhe flas një gjuhë që nuk është e imja, nuk flas kurrë për temat e politikës së brendshme shqiptare sepse nuk është etike. Besoj që jashtë kufijve të vendit tënd, jashtë kufijve të debatit të tij, të gjithë duhet të mbrojnë vendin e po kështu duhen mbrojtur dhe ata që ndoshta mund të mos jenë shumë në formë në vendin tënd në këtë rast opozita, por ka pasur periudha kur qeveria nuk ka pasur formën e duhur e kur unë isha në opozitë, nuk shkoja asnjëherë lart e poshtë në Bruksel, Washington apo Romë e të flisja keq për qeverinë  shqiptare sepse pastaj nuk është se të tjerët kanë kohë të të kuptojnë problemin dhe thonë, po ky këtu? Nuk qenka mirë! Pra nuk do të flas për këtë, por duke ardhur tek pyetja tjetër që është më me interes, kur lidhëm këtë marrëveshje kam dëgjuar gjëra që nuk ma rrokte mendja, forcën e imagjinatës e fantazinë e atyre që më pyesnin çfarë qëndron pas kësaj? Para, marrëveshje për këtë madje kanë folur edhe për një marrëveshje për të ngritur një central bërthamor sekret në Shqipëri. Pra, qeveria italiane dhe qeveria shqiptare do të ndërtonin një central bërthamor të fshehtë për të bërë çfarë? Për të bërë një bombë bërthamore të fshehtë?  Kanë folur për çdo gjë dhe po ju them që pensionet nuk hynë fare këtu sepse marrëveshja për pensionet ka qenë një proces i gjatë, është negociuar prej vitesh me qeveritë e mëparshme dhe tani është në fazën përfundimtare dhe pse faza përfundimtare në Itali bëhet një tjetër ‘’betejë’’, sepse nuk është kaq e lehtë të mbërrish në faza përfundimtare në këto procese në Itali. Marrëveshja është ajo që duket, është ajo që lexoni. Është një marrëveshje me shumë mirëbesim, është një marrëveshje solidariteti, është një marrëveshje vëllazërie, një marrëveshje mes dy qeverish, që në emër të dy vendeve të tyre nuk shohin ngjyrat e partive, por ngjyrat e vetë vendeve të tyre për të bërë diçka pozitive. Dhe nuk ka vërtetë asgjë tjetër, asgjë. Ka pasur dhe prej tyre që kanë thënë “çfarë përfiton Shqipëria?” Pastaj unë duhet të bëj pyetjen retorike, çfarë ka përfituar Italia nga ato dhjetëra-qindra herë që ka ndihmuar Shqipërinë qysh prej 1990? Kemi kaluar shumë momente në historinë tonë të tranzicionit mjaft të dhimbshme kur kemi rrezikuar të humbasim vendin tonë me skemat piramidale. Prekëm luftën civile dhe ndërkohë erdhën ushtarakët italianë, vullnetarët italianë. Të gjitha institucionet italiane çfarë kërkuan nga Shqipëria? Asgjë! Pastaj kur ndodhi tërmeti kam parë me sytë e mi, zjarrfikësit italianë që erdhën, djem e vajza që vinin për herë të parë në Shqipëri. Ishte një natë shumë e ftohtë dhe ata hynin nëpër rrënoja për të shpëtuar jetët e shqiptarëve dhe nuk i kishim parë e njohur kurrë duke rrezikuar jetët e tyre? Çfarë i kërkuan Shqipërisë?  Para? Ndonjë gjë tjetër? Jo. E bënë dhe u kthyen. Atëherë pse duhet t’i kërkojmë ne diçka Italisë për këto para? Jo. Ne nuk kemi kërkuar asgjë. Kemi ofruar disponibilitetin e territorit, disponibilitetin e bashkëpunimit për diçka që është problem për Italinë. Nuk na takon ne t’i hyjmë në themel, të japim leksione apo të japim këshilla se si zgjidhet një gjë e tillë, pastaj të shohim. Nëqoftëse do të funksionojë  do të jetë diçka e mirë, nëse nuk do të funksionojë, do të kemi bërë gjithçka që të funksionojë. Po, për ata që bëjnë moral ngaqë nuk kanë bërë asgjë, apo që kur kanë patur mundësinë ta bëjnë në çdo vend evropian dhe nuk kanë bërë asgjë unë iu them; sepse o na thoni se si bëhet më mirë, si të bëhet më mirë apo heshtni. Pastaj Shqipëria ç’hyn këtu?! Çfarë kemi bërë? A kemi bërë ndonjë gjë? Çfarë kemi bërë?

– Po kur thoni ata që na kanë bërë moralin. E keni fjalën për të majtën italiane që donte t’iu përjashtonte nga PSA-ja?

Kryeministri Edi Rama: Ja, do që të më vërë në kundërshtim me shokët e së majtës italiane. Jo, jo. Unë nuk hyj kurrë, nuk ia lejoj vetes që të jap gjykime për askënd në Itali. Pastaj dua të sqaroj dhe diçka tjetër, sepse po, me Giorgian kemi një marrëdhënie shumë vëllazërore do të thoja, por janë ata që mendojnë që kjo nuk duhet të jetë kështu. Janë ata që mendojnë që unë nuk duhet të jem këtu. Kam pasur dhe një dialog me Partinë tonë Socialiste Europiane sepse për ta ishte e pa mendueshme që unë të kisha pranuar që të vija këtu. Më falni, por më bën të mendoja për vitet ’80 kur Shqipëria ishte e mbyllur. Në Shqipëri ishin dy grupe tifozësh ultras, ata të Luco Batistit, dhe ata të Adriano Celentano. Jo është histori e vërtetë sepse ne kishim vetëm radion italiane. Nuk shihnim dot televizionin, pra mbyllej kur luanin të kaltrit tanë sepse kështu i quante gjyshja ime. ‘’Të kaltrit tanë’’. Aso kohe, kombëtarja jonë nuk kishte ikur nga shtëpia, kështu që ne bënim tifo për Italinë. Në Bulevardin e Tiranës, që është në fakt vepër e italianëve, Tirana moderne është ndërtuar nga arkitektë italianë në fund të viteve ’20 dhe vitet ‘30, të rinjtë uleshin aty, të gjithë pastaj bënin shëtitje dhe grupi i fansave ultras të Batistit nga njëra anë, dhe grupi tjetër që bënte tifo për Adriano Celentanon nga ana tjetër, mund të përplaseshin derisa të plaste përleshja fizike. Njëri këndonte nën zë Azzuro, të tjerët këndonin nën zë, jo jo kopshtet, por “ uji i kaltër, uji i kthjellët” dhe nuk flisnin. Donin të vrisnin njëri tjetrin. Unë doja të flisja me të dy. Unë dëgjoja edhe Lucon, dëgjoja dhe Adrianon, më pëlqente Luco, më pëlqente Adriano. Çfarë është ky muhabet? Ka antisocialistë, ka anti së djathtës dhe pastaj flasim për Italinë, flasim për Europën, flasim për vlera të përbashkëta, por ndërkohë nuk flasim me njëri – tjetrin. Nuk mund të ndodhë kjo. Është e gabuar. Është e gabuar.

-Dëgjo, një pyetje e shpejtë, duke qenë se na shpjeguat se kjo përtej kësaj marrëveshje nuk ka asgjë sekrete, çfarë ka përpara kësaj marrëveshjeje. Ka një mirëkuptim për të vijuar me marrëveshje të tjera, ka mundësi të tjera për Shqipërinë dhe Italinë?

Kryeministri Edi Rama: Më kanë thënë që këtu, në këtë familje “çmenden” për kryezotin e unazave. Ndërkohë iu përgjigjem me një thënie: Gjithçka mund të bëjmë është të vendosim çfarë mund të bëjmë me kohën që na është dhënë.

-Mirë. Faleminderit kryeministrit të qeverisë shqiptare.

Previous Manastirliu vlerëson kampionët e Olimpikut Special: Ligji i ri i Sportit do mbështesë edhe sportistët me aftësi të veçanta