Romë, Manastirliu takon homologun Schillaci: Bshkëpunimin për programet e trajnimit për mjekët dhe rritje kapacitetesh në sektorin farmaceutik - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Romë, Manastirliu takon homologun Schillaci: Bshkëpunimin për programet e trajnimit për mjekët dhe rritje kapacitetesh në sektorin farmaceutik

Programe trajnimi e shkëmbimi për personelin mjekësor; mbështetje në fushën e mjekësisë nukleare; bashkëpunim në fushën e digjitalizimit, telemjekësisë dhe sektorit farmaceutik, janë disa nga çështjet e dakordësuara në takimin dy palësh mes Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale Ogerta Manastirliu dhe homologut italian, prof. Orazio Schillaci, Ministër i Shëndetësisë i Italisë të zhvilluar në Romë.“Ndërtimi i programeve konkrete të shkëmbimit dhe trajnimit të personelit mjekësor ndërmjet vendeve tona do të adresonte një sfidë të përbashkët, atë të mobilitetit të profesionistëve të shëndetësisë. Një tjetër çështje e rëndësishme është bashkëpunimi në fushën farmaceutike, duke rritur kapacitetet tona të burimeve njerëzore për analizat laboratorike të barnave në bashkëpunim me Agjencinë Italiane të Barnave”, tha Manastirliu.Duke garantuar mbështetjen për thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë mes Italisë dhe Shqipërisë, Ministri Orazio Schillaci u shpreh për bashkëpunim edhe në fusha të tjera, përveç programeve të shkëmbimit për personelin mjekësor dhe në fushën farmaceutike.“Një tjetër fushë ku mund të zgjerojmë bashkëpunimin është Mjekësia Nuklerare. Ne do t’ju mbështesim konkretisht për të zgjeruar dhe rritur cilësinë e shërbimit në këtë fushë. Gjithashtu duhet të forcojmë bashkëpunimin e fushën e digjitalizimit dhe telemjekësisë”, tha Ministri Schillaci.Në fund të takimit dypalësh, Ministrat e Shëndetësisë të Shqipërisë dhe Italisë u angazhuan për rifreskimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy vendeve, për të ngritur në një nivel të ri shkëmbimin mes vendeve tona.

Previous Ministrja Kushi mesazh mësuesve nga Kukësi: Angazhohuni maksimalisht për Maturën Shtetërore