Rregullat e reja për sezonin veror 2025/ Kumbaro: Prioritet plazhet publike, bashkitë riorganizojnë dhe menaxhojnë hapësirat - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Rregullat e reja për sezonin veror 2025/ Kumbaro: Prioritet plazhet publike, bashkitë riorganizojnë dhe menaxhojnë hapësirat

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka mbledhur Komitetin e Menaxhimit të Sezonit Turistik në vijim të punës për miratimin e hartave të përditësuara për ushtrimin e veprimtarisë si “Stacion plazhi”, takim në të cilin u njoftua edhe data e hapjes së aplikimeve që do të jetë 15 nëntori.

Ministrja Kumbaro në fjalën e saj përpara anëtarë të KMST, bëri me dije ndryshimet e refelektuara në rregulloren e re për menaxhimin e stacioneve të plazheve, ku vuri theksin se vetëm strukturat akomoduese të hotelerisë mund të aplikojnë për stacione plazhesh dhe do të jenë bashkitë ato që do të riorganizojnë dhe menaxhojnë hapësirat e plazheve.

“Është miratuar nga qeveria vendimi për rregulloren e re të menaxhimit të stacioneve të plazhit duke i dhënë një rol shumë më të madh bashkive bregdetare dhe duke riorganizuar hapësirat e plazheve me një prioritet absolut ndaj plazheve publike. Ndryshe nga vitet e kaluara subjektet që do të mund të aplikojnë për menaxhim stacionesh plazhi, do të jenë vetëm subjektet të cilat kanë një strukturë akomoduese në vijën e parë të plazhit ose në afërsi të vijës së parë. Parimi i kësaj rregulloreje të re është që menaxhimi i një stacioni plazhi nuk është arsyeja kryesore për të bërë biznes. Është një aksesor, një atraksion shtesë, një shërbim shtesë për një biznes të konsoliduar në fushën e turizmit ku aktiviteti kryesor është akomodimi. Kemi disa ndryshime thelbësore sivjet. Do të lirohen shumë më tepër hapësira, stacione plazhi për publikun, por të cilat do të menaxhohen, do të mirëmbahen nga bashkitë. E dyta, me rregulloren e re, bashkitë kanë mundësi të bëjnë vetë investime në “mobilimin” e plazheve nëse duan, pra të jenë bashkitë ato që ofrojnë shërbim me çadra dhe me shezlonë dhe sigurisht me një çmim shumë më të lirë dhe të akesueshëm për të gjitha kategoritë sociale, sesa plazhet e menaxhuara nga subjektet private. Edhe atje ku do të ketë stacione plazhi të menaxhuara nga subjektet private, për sa i përket hapësirës midis vijës së parë të çadrave e shezlongëve dhe buzës së detit, në plazhet ranore kjo hapësirë do të jetë detyrimisht e lirë për publikun në një distancë 10 metra, ndërsa në plazhet shkëmbore të cilat janë me një reliev shumë më të ndryshueshëm, do të jetë 3 metra”, u shpreh ministrja Kumbaro.
Gjatë këtij takimi Kumbaro njoftoi se aplikimet në eAlbania për subjektet e interesuara për menaxhimin e stacionit të plazheve do të jenë të hapura nga data 15 nëntor, sipas hartave të përcaktuara nga bashkitë duke iu nënshtruar rregullave të reja ku për 1000 metra vijë bregdetare, 300 metra do të jenë publike.

“Nga data 15 nëntor deri më datë 15 dhjetor do të jetë periudha e aplikimeve të subjekteve të interesuara, online në sistemin e dedikuar nga AKSHI. Për këtë do të kryejmë njoftime të vazhdueshme përmes bashkive dhe mediave. Hartat janë përcaktuar nga bashkitë në përputhje me rregullat e reja. Një tjetër rregull i ri që është përfshirë, është që atje ku ka qenë e mundur dhe në sa më shumë që të ishte e mundur, kemi vënë një kriter ku në çdo 1 kilometër vijë bregdetare, 300 metra të jenë publike”, vijoi ministrja e Turizmit dhe Mjedisit.

Më tej, ministrja paralajmëroi penalitete për bizneset në rast të shkeljes së rregullorëve, por edhe të qytetarëve që do të zaptojnë hapësirat publike duke vendosur çadra private. Në fund të takimit, komiteti miratoi hartat e përgatitura nga bashkitë konform VKM-së se re për menaxhimin e stacioneve të plazheve.

Previous Ministrja Balluku prezanton projektbuxhetin e vitit 2025