Shqipëria dhe Mbretëria e Arabisë Saudite forcojnë bashkëpunimin ekonomik mes tyre.
Komisioni i Përbashkët Ndërqeveritar për Bashkëpunimin Ekonomik mes dy vendeve zhvilloi punimet e Sesionit të 4-t në Riad dhe u finalizua me nënshkrimin e Protokollit përkatës, i cili konfirmon fushat e interesit të përbashkët për bashkëpunim dhe investime.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila firmosi Protokollin për palën shqiptare, vlerësoi marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe theksoi se ka ende potencial të pashfrytëzuar.
“Ne jemi të kënaqur me marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore midis vendeve dhe popujve tanë dhe për këtë arsye më lejoni të shpreh vullnetin dhe gatishmërinë tonë për t’i avancuar më tej ato, veçanërisht në fushën e ekonomisë, investimeve, tregtisë dhe turizmit, si dhe në të gjitha fushat e përfitimit reciprok të qytetarëve dhe vendeve tona. Disa nga vendimet e Sesionit të tretë të Komisionit të Përbashkët janë zbatuar me sukses dhe jemi të gatshëm të marrim masa të mëtejshme për të krijuar një klimë të mirë biznesi dhe investimi”, tha Ibrahimaj.
Ministrja Ibrahimaj shprehu interesin për rritur prezencën e sipërmarrjeve saudite në Shqipëri dhe i ftoi ato të investojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë si transporti, infrastruktura, energjia, bujqësia, mjedisi, turizëm dhe arsimi.
Gjatë vizitës në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Ibrahimaj zhvilloi një sërë takimesh të nivelit të lartë, si me Ministrin e Investimeve Khalid Al Falih, Drejtorin Ekzekutiv të Fondit të Investimeve Sultan Al-Marshad dhe Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Ajlan bin Abdul Aziz Al Ajlan.
Edhe në këto takime u konfirmua vullneti dhe interesi për rritur nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fushat me interes të përbashkët.
Gjithashtu, u dakordësua për nisjen e procedurave për hartimin e një Traktati dypalësh për mbrojtjen dhe inkurajimin e investimeve ndërmjet vendeve tona, si hapi i parë drejt krijimit të një këshilli të përbashkët në dobi të biznesit.
mbyll
media
Kontakt
Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.
e-mail: info@mia.gov.al