Rritet eksporti i vajit të ullirit, ministrja Denaj: Bashkëpunim i shkëlqyer në fushën e bujqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Rritet eksporti i vajit të ullirit, ministrja Denaj: Bashkëpunim i shkëlqyer në fushën e bujqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë

Shqipëria dhe Italia synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ishte pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës zyrtare të zhvilluar në Romë, Itali, ku i shprehu falenderim të veçantë ministrit të Bujqësisë, Sovranitetit Ushqimor dhe Pylltarisë i Republikës së Italisë, Francesco Lollobrigida, për mbështetjen e dhënë në rritjen e eksportit të vajit të ullirit “made in Albania”.

Shqipëria ka rritur eksportet në 5200 ton vaj ulliri vetëm në 8 muaj të këtij viti drejt Italisë, nga 60 litra një vit më parë.
Ministrja Denaj theksoi se kjo është shprehje e bashkëpunimit të shkëlqyer mes bizneseve në sektorin e bujqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë.

Gjatë kësaj vizite u vu theksi, se ka ende shumë potencial për të zgjeruar më shumë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare.

Ministrja u shpreh besimplotë se platforma e diskutuar e bashkëpunimit mes dy vendeve, do të ndihmojë në zhvillimin e sektorit agroushqimor dhe peshkimit për hapjen e tregjeve të reja.

Në fjalën e saj ministrja Denaj, vend të veçantë i kushtoi edhe diskutimeve mbi mundësitë që Shqipëria ofron për sipërmarrjet italiane, në sektorë prioritarë të ekonomisë rurale, si agropërpunim, peshkim dhe bujqësi.

“Falenderim i veçantë për mbështetjen në këtë rezultat për kolegun, ministrin Lollobrigida dhe besimplotë se platforma e diskutuar e bashkëpunimit do të ndihmojë në zhvillimin e sektorit agroushqimor dhe peshkimit për të rritur cilësinë, ekomominë e shkallës dhe hapur mundësi për tregje të reja”, tha Denaj.

Në kuadër të vizitës u zhvillua edhe takimi i Komitetit të Përbashkët për Investimet, Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Shqipëri-Itali, ku u theksua roli i Shqipërisë si një partner strategjik i Italisë në Ballkan.

Ministrja Denaj pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, dhe ku bënin pjesë zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në takimin e Komitetit të Përbashkët për Investimet, Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Shqipëri-Itali drejtuar nga zv. Kryeministri i Italisë, Antonio Tajani, ku u diskutuan mundësitë e investimit që ofron Shqipëria në sektorët e Energjisë, Transportit, Bujqësisë, për të zhvilluar më tej potencialet ekonomike.

Po ashtu, edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni konfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes dy vendeve, që nuk kanë qenë asnjëherë në nivel më të lartë bashkëpunimi se aktualisht.

Italia përfaqëson një partner të privilegjuar ekonomik e tregtar për Shqipërinë, duke qenë një prej donatorëve kryesorë dypalësh, në mbështetje të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik të vendit përmes financimit të një sërë programesh.

Italia ka një pozitë të konsoliduar në nivelin e investimeve të huaja direkte në Shqipëri, duke u pozicionuar në 5 shtetet kryesore kontribuese për IHD-të. Po ashtu,Italia është një ndër partnerët kryesor në shkëmbimet tregtare, që janë rritur gjatë viteve të fundit, duke arritur në afro 3.5 miliardë euro në vitin 2022.

Previous Romë, Kryeministri Edi Rama takon Kryeministren e Republikës së Italisë Giorgia Meloni