Mbrojtja e të drejtave të qytetarëve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit, mbetet një nga prioritetet e punës sonë. Janë 761 praktika që janë zbatuar për periudhën janar – qershor 2024 nga ISSH sa i takon marrëveshjeve ndërkombëtare dypalëshe.
Gjermania është shteti me numrin më të madh të praktikave në zbatim me rreth 408, e ndjekur Austria dhe Belgjika. Vetëm pak kohë më parë hyri në fuqi ratifikimi i marrëveshjes me Italinë, ndërsa vijon angazhimi për të rritur bashkëpunimin edhe me shtete të tjera.
761 është numri i praktikave në zbatim për marrëveshjet dypalëshe ndërkombëtare për periudhën janar- qershor 2024 me një rritje 10.1% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë në 2023.