Rritja e çmimeve, qeveria fond garancie tregtarëve që familjet të mos paguajnë më shumë seç duhet. - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Rritja e çmimeve, qeveria fond garancie tregtarëve që familjet të mos paguajnë më shumë seç duhet.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, gjatë një deklarate të përbashkët për median me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, u shpreh se qeveria ka vendosur një fond garancie në dispozicion të tregtarëve kryesorë për të blerë produktet bazë ushqimore, në mënyrë që qytetarëve shqiptarë të mos u mungojnë në një periudhë afatmesme.

Ky vendim erdhi pas një maratone diskutimesh me përfaqësuesit e shitësve të shumicës dhe pakicës për disa nga ushqimet bazë, në takimin e Bordit të Monitorimit dhe Transparencës së Çmimeve për produktet bazë, qe do të vijojë edhe nesër për të ngritur instrumentin me të cilin do monitorohet tregu.

“Qëllimi i këtij bordi është përcaktimi i instrumentit që do të monitorojë këto çmime dhe nuk do të lejojë që çmimet të rriten në mënyrë jo konsistente me çmimet e importit. Bordi do të ketë detyrë kryesore monitorimin e marzheve të fitimit. Kjo është një situatë e pazakontë dhe që ka nevojë për monitorim”, deklaroi ajo.

Ministrja tha se në ditët e fundit është vërejtur një rritje e çmimit për disa produkte, që jo në të gjitha rastet kanë treguar se kanë ardhur nga rritja në tregjet ndërkombëtare.

Sipas Ibrahimajt, kompanitë prezente, por edhe në takimet e zhvilluara më herët, kanë garantuar dhe kanë dhënë dakordësi për të patur marzhe fitimi minimale për produktet bazë të shportës. Disa prej tyre, sipas saj, kanë pranuar të mos kenë marzhe fitimi.

“Ne nuk mund të vendosim çmime arbitrate, pasi operojmë në një ekonomi tregu. Kemi vendosur një garanci që do të përdoret nga tregtarët kryesorë që të blejnë produkte dhe të mos mungojnë në një periudhë afatmesme. Kjo me qëllim që familjet shqiptare të paguajnë vetëm atë që duhet të paguajnë, pasi sot jemi në situatë lufte dhe të gjithë duhet të përballen me këtë”, deklaroi ministrja.

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj bëri me dije se nuk do të hiqet TVSH për produktet e shportës, pasi kjo nuk ndikon tek konsumatori.

“Ne nuk do ndërhyjmë në TVSH e produkteve të shportës, çdo vend ka sistemin e vet të taksimit. Vitin e kaluar morëm një vendim i cili prek pjesën më të madhe të bizneseve dhe prek 95 mijë biznes e të vogla ku ne rritëm pragun e TVSH mbi 10 mln lekë. 95 mijë biznese nuk paguajmë asnjë taksë dhe asnjë TVSH. Janë produkte që tregtohen kryesisht nga këto biznese. Nëse do t’i referohemi miellit, është miell i cili shkon për konsumin e madh që shitet nëpër furrat e bukës, apo pika shumice. Është vetëm një 10% që shitet me kg. Çdo konsumator konsumon më shumë bukë sesa miell për kg”, tha Ibrahimaj.

Ndërsa Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, u shpreh, se qeveria është duke parë situatën në treg për sa i përket mallrave bazë, në mënyrë që të orientohet drejt tregjeve të reja në rast se do të ketë mungesa të produkteve të caktuara.

Krifca tha, se për sa i përket furnizimit me grurë dhe drithëra situata është e qëndrueshme dhe furnizimi do të jetë në përputhje me nevojat e konsumit gjatë këtij viti.

“Ashtu siç mundësuam çlirimin e tregut për grurin me Serbinë, në këtë mënyrë do vijojmë edhe bashkëpunimin me vendet e tjera. Jemi duke komunikuar me aktorët e tregut për të kuptuar nevojat dhe duke adresuar dinamikat çdo ditë. Duke qenë në partneritet me importuesit dhe tregtarët dhe duke i monitoruar ata, do kemi mundësinë për të parë nevojat për të ndërhyrë për tregjet e tjera”.

Ministria e Bujqësisë është pjesë e një strukture të Bashkimit Europian dhe vendeve që aspirojnë të jenë anëtare të BE, për menaxhimin e krizave, ku ne marrim direktiva për çfarë po ndodh me tregjet, me nevojat aktuale dhe me parashikimin e prodhimit. Për sa i përket grurit dhe drithit parashikimet janë shumë optimiste për këtë vit për të qëndruar në përputhje me nevojat që ky vit ka për sa i përket konsumit”, tha Krifca.

Previous Me përfaqësues të Shoqatave të Transportit për Paketën e Rezistencës Sociale.

Leave Your Comment