Gjatë punimeve të Konferencës së Mynihut për Sigurinë, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, duke ju përgjigjur interesimit të mediave ka folur edhe mbi samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë.
Ministrja Xhaçka u shpreh se fakti që ky samit do të mbahet në Tiranë flet për ndryshime madhore gjeopolitike të BE në raport me Ballkanin Perëndimor.
“Pritshmëritë për samitin janë të dyfishta: së pari riafirmimi i një angazhimi të plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit në BE për të gjitha vendet e BP. Së dyti, Samiti duhet të shërbejë si një mundësi ku bollëku i një morie angazhimesh midis dy rajoneve vjen në fuqi, nga siguria tek çështjet e politikës së jashtme, tek sundimi i ligjit, tregu i brendshëm dhe bashkëpunimi në sektore të veçanta. Samiti do të jetë një mundësi e mirë për t’iu treguar udhëheqësve të vendeve pjesëmarrëse mikpritjen shqiptare në mënyrën e duhur”, tha kreyediplomatja shqiptare.
Tirana do të presë më 6 dhjetor, liderë nga 30 shtete të Evropës, në një samit të madh të BE-Ballkani Perëndimor.