Samiti i NATO-s, Ministrja Xhaçka takon Pekka Haavisto: Mirëpresim marrëveshjen për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancë - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Samiti i NATO-s, Ministrja Xhaçka takon Pekka Haavisto: Mirëpresim marrëveshjen për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë samitit të NATO-s në Madrid, zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto.

Ministrja Xhaçka shprehu mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Finlandës në NATO.

“E mirëpritur marrëveshja e suksesshme mes Turqisë, Finlandës dhe Suedisë që hap rrugën për anëtarësimin e dy vendeve në aleancë.
Bashkë më të fortë”, u shpreh ajo në rrjetet sociale pas takimit.

Në sesionin e parë të punës në Samitin e Madridit, udhëheqësit e NATO-s morën vendime të rëndësishme sa i përket vazhdimit të përshtatjes së Aleancës ndaj rreziqeve.

Ata miratuan Konceptin e ri Strategjik të NATO-s dhe u dakordësuan gjithashtu edhe për një “ndryshim themelor në parandalimin dhe mbrojtjen e njerëzve”, të mbështetur nga rritja e investimeve në mbrojtje dhe financimi i përbashkët, si dhe më shumë mbështetje për Ukrainën në një periudhë më afatgjatë.

Gjithashtu, udhëheqësit e NATO-s morën një vendim historik për të ftuar Finlandën dhe Suedinë të bëhen anëtarë të Aleancës.

Previous Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 29 Qershor 2022

Leave Your Comment