Samiti në Vilnius, Ministrja Xhaçka: Bashkëpunimi BE-NATO, thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Samiti në Vilnius, Ministrja Xhaçka: Bashkëpunimi BE-NATO, thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në cilësinë e anëtares së delegacionit të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, mori pjesë në takimin e nivelit të lartë të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të vendeve të NATO-s, që u zhvillua në Vilnius, më datat 11 dhe 12 korrik 2023.

Ministrja Xhaçka theksoi se gjatë këtyre takimeve Shqipëria ka rikonfirmuar angazhimin për të rritur më tej mbështetjen politike dhe praktike për Ukrainën.

“Vendosëm të themelojmë Këshillin NATO-Ukrainë, një organ i ri i përbashkët ku Aleatët dhe Ukraina do të ulen si anëtarë të barabartë për të çuar përpara dialogun politik, angazhimin, bashkëpunimin dhe aspiratat e Ukrainës për anëtarësim në NATO. Me Ministrat e Jashtëm të NATO-s theksuam rolin vendimtar të bashkëpunimit mes BE dhe NATO për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, në veçanti për Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën”, u shpreh ajo pas mbylljes së samitit.

Kryediplomatja shqiptare gjithashtu theksoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Bosnje Hercegovinën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë të prekur nga situata aktuale e sigurisë.

Previous Lituani, bashkëbisedim me Eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo