Së shpejti hap dyert për shërbim Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Së shpejti hap dyert për shërbim Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme

Investimi për spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme po shkon drejt përfundimit, spital që do të ngrejë më tutje nivelin e shërbimit shëndetësor publik. Një ndër investimet dhe veprat më të mëdha në fushën e shëndetësisë në vend do të hapi dyert shumë shpejt për pacientët, me standarde 100% europiane.

Për të parë nga afër punimet në këtë spital, Kryeministri Rama u shoqërua nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes  Sociale, Ogerta Manastirliu.

“Jemi drejt përfundimeve të punimeve në spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme. Investim i qeverisë shqiptare, që shpresojmë që brenda këtij viti të përfundojmë ndërtimin e tij. Jemi në detajet e katit minus 1, ku kemi filluar punën për instalimin e pajisjeve”, – u shpreh ministrja Manastirliu.

Fokusi i këtij spitali është jo vetëm rritja e numrit të pacientëve që marrin shërbim, por edhe rritja dhe inovacioni në ofrimin e shërbimit. “Këtu puna ka mbaruar tërësisht, gjithë sistemet janë vendosur dhe janë funksionale, ndërkohë që pritet instalimi. Mendojmë deri në fund të tetorit të bëhet instalimi i gjithë kokave të shtretërve me elementët e tyre. Ky spital që në projektimin e tij është organizuar në 4 zona, pra për ti organizuar shërbimet në një mënyrë të re e për ti dhënë mundësi stafit të ketë hapësirat e tyre ndihmëse”, – theksoi ministrja e Shëndetësisë.

Për Kryeministri Rama, ky është një investim masiv, i cili do të ta ndryshojë komplet situatën e shërbimit shëndetësor. Ndërsa mjekët që ofrojnë shërbim ndër vite në spital shprehen se tashmë numri i infeksioneve post operatore është ulur ndjeshëm.

Spitali është i pajisur me 350 shtretër dhe përveç cilësisë në shërbim, ofron edhe ambiente çlodhëse për mjekët dhe pacientët, si dhe salla leksionesh për studentët e mjekësisë. “Këta që thonë që çfarë kemi bërë ne, çfarë po bëni ju, se shëndetësia është skandal, këta në shërbimin infektiv që ne sot e rehabilitojmë dhe e mbarojmë brenda këtij muaji, kishin përfshirë 3 shërbime. Reumatologji, dermatologji dhe alergologji dhe të tre këto shërbime, i kishin futur në infektiv, ndërkohë që gati i kishin lënë dhe pa punë. Tani përveçse i kemi riorganizuar të gjithë, i kemi dhënë dhe hapësirat e nevojshme që të zhvillojnë të gjithë shërbimet e tyre sipas parametrave”, – u shpreh ministrja Manastirliu.

Pas përfundimit të punimeve në spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme, investimi i radhës në fushën e shëndetësisë do të jetë Pediatria e Përgjithshme.

Previous Ministrja Ibrahimaj: Pronësia intelektuale shumë e rëndësishme për përmirësimin e tregut dhe konkurrencën

Leave Your Comment