Selanik, organizohet Forumi Energjetik i Europës Juglindore - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Selanik, organizohet Forumi Energjetik i Europës Juglindore

Forumi Energjetik i vendeve të Europës Juglindore mblodhi në Selanik ministrat e Energjisë së vendeve të rajonit, si dhe ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan. Situata me të cilën sot po përballet e gjithë bota, sa i takon energjisë, e ka vendosur këtë sektor në qendër të diskutimeve.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë diskutimit të saj në Forumin Energjetik e vendosi theksin tek nevoja e bashkëpunimit mes vendeve si dhe mbështetja e partnerëve për të përballuar të gjithë së bashku këtë krizë.

Diversifikimi i burimeve të energjisë është një ndër nismat kryesore për t’ju përgjigjur situatës por edhe për të qenë të përgatitur për të ardhmen, tha Balluku teksa bëri të ditur projektet e rëndësishme dhe madhore që Shqipëria ka ndërmarrë në këtë drejtim, projekte të cilat do ta shndërrojnë vendin tonë në një vend eksportues neto të energjisë, por jo vetëm kaq, pasi do të kenë një ndikim në të gjithë rajonin.

Për Naser Nuredini, Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Maqedoninë e Veriut, bashkëpunimi rajonal mbetet një pikë kyçe për kapërcimin e krizës aktuale të energjisë.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim garantoi se Shtetet e Bashkuara janë në krah të Shqipërisë në hapat që ajo po hedh sa i takon projekteve energjetike. Teksa solli në vëmendje projektin për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, ambasadorja amerikane tha se e ardhmja energjetike e Shqipërisë duke premtuese.

Christopher R. HILL ambasador i SHBA Serbi solli para të pranishmëve takimin e fundit të Open Ballkan të mbajtur në Beograd dhe mesazhet e përcjella aty mbi rëndësinë që vendet e Ballkanit të shtojnë bashkëpunimin mes tyre.

Gjatë diskutimeve në Forumin Energjetik të vendeve të Europës Juglindore u nënvizua edhe rëndësia e eficencës së energjisë dhe nevoja për kursim për përballimin e kësaj krize që ka prekur të gjitha vendet.

Previous Zall-Herr, lagjja e rilindur pas tërmetit çel dyert e shtëpive të reja për 199 familje të zonës

Leave Your Comment