Seul, Hasani me të rinjtë diplomatë: Bashkë mund të bëjmë më shumë për të ardhmen - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Seul, Hasani me të rinjtë diplomatë: Bashkë mund të bëjmë më shumë për të ardhmen

Në ditën e fundit të vizitës në Republikën e Koresë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nënshkroi memorandumin e mirëkuptimit mes Akademisë Diplomatike të Shqipërisë dhe asaj të Koresë.

I ftuar për të dhënë leksion në Akademinë Diplomatike Kombëtare të Koresë, Ministri Hasani foli për sfidat e rajonit të Ballkanit Perëndimor, integrimin në BE dhe rolin e Shqipërisë në ruajtjen e stabilitetit në rajon.

“Duke ankoruar këto vende brenda kornizës evropiane, BE-ja synon të stabilizojë në mënyrë të pakthyeshme rajonin dhe të kundërshtojë ndikimin e aktorëve të jashtëm. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë përparim në krijimin e një tregu të përbashkët rajonal. Ne besojmë në Ballkanin Perëndimor evropian”, deklaroi ai.

Takimi me të rinjtë e Akademisë Diplomatike në Seul, pasoi takime të ngjashme që Ministri Hasani ka bërë në Spanjë, Hungari etj.

“ Nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, por bashkë mund të bëjmë më shumë për të ardhmen tonë”, theksoi ministri në takimin me diplomatët koreanë.

Në vizitën e parë në Seul, ministri Hasani u takua me drejtues të grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri – Kore e Jugut.

Dy vendet kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike 33 vjet më parë.

Previous Mblidhet Komiteti i Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave