Sfidat e zhvillimit në Shqipëri dhe politikat prioritare/Ministri Gonxhja, takim me përfaqësues të FMN - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Sfidat e zhvillimit në Shqipëri dhe politikat prioritare/Ministri Gonxhja, takim me përfaqësues të FMN

Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit priti në një takim të rëndësishëm së bashku me përfaqësues të FMN-së, Znj. Anke Weber shefe e misionit dhe Z. Sebastian Sosa, përfaqësues rajonal për Ballkanin Perëndimor, për të diskutuar sfidat e zhvillimit në Shqipëri dhe politikat prioritare.

Në fokus të diskutimeve ishin mungesa e fuqisë punëtore dhe politikat për të adresuar faktorët strukturorë si plakja e popullsisë dhe migrimi, zhvillimi i kapitalit njerëzor përmes VET dhe trajnimit në punë, inovacioni dhe politikat për të nxitur kërkesën për punë në sektorë me vlerë të lartë të shtuar, strategjia e inovacionit dhe zhvillimet në SME.

Në takim u diskutua edhe për Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe angazhimin e qeverisë shqiptare për agjendën e reformave, veçanërisht për miradministrimin e ndërmarrjeve shtetërore. Ekipi drejtues i MEKI ndau ecurinë e politikave proaktive në proces dhe përkushtimin për të krijuar një ekonomi të fortë e të qëndrueshme, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e partnerët ndërkombëtarë si FMN-ja, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Previous Manja takim me delegacionin e lartë amerikan, reforma në drejtësi pika kryesore e diskutimit