SHBA - Shqipëri, konsultime dypalëshe në fushën e Mbrojtjes - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

SHBA – Shqipëri, konsultime dypalëshe në fushën e Mbrojtjes

Përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Departamentit Amerikan të Mbrojtjes zhvilluan në Tiranë, konsultimet dypalëshe në kuadër të bashkëpunimit në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes, duke hedhur kështu bazat e një bashkëpunimi intensiv afatmesëm dhe afatgjatë.
Në takimin mes dy delegacioneve u diskutua mbi situatën aktuale në rajon dhe më gjerë, si dhe u trajtuan me hollësi një sërë projektesh në fushën e modernizimit dhe logjistikës.

Ministri i Mbrojtjes, z. Niko Peleshi konfirmoi gjatë fjalës së tij përkushtimin e vendit tonë në ruajtjen e stabilitetit, paqes dhe sigurisë jo vetëm në rajon, por dhe më gjerë. Ai garantoi se Shqipëria do të jetë gjithmonë garant i vlerave demokratike dhe perëndimore, si parime bazë të diplomacisë së Tiranës.

Ministri Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakushtëzuar të SHBA ndaj Shqipërisë. Sipas ministrit Peleshi, bashkëpunimi i shkëlqyer që karakterizon marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve është përkthyer në një kontribut të vyer në përpjekjet e vendit tonë për të qenë eksportues të sigurisë, jo vetëm në rajon, por si një partner i besueshëm i SHBA-ve dhe NATO.

Delegacioni amerikan kryesohej nga z. Spencer Boyer, zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe NATO. Takimi u asistua nga ekspertë të fushës së të dy palëve. Delegacionet ranë dakord se integrimi në strukturat euroatlantike i të gjithë Ballkanit Perëndimor si dhe prezenca ndërkombëtare në rajon, konsiderohen të domosdoshme dhe faktor stabiliteti.

Ky takim zgjeroi linjat e bashkëpunimit me qëllim transformimin e kapaciteteve institucionale të sigurisë dhe ato ushtarake, duke mbështetur dhe zbatuar se bashku projekte konkrete si: mbështetja e FARSH për rritjen e kapaciteteve të Grup – Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë, Mbrojtjen Kibernetike, Edukimin Profesional Ushtarak, Trajnimin dhe Ushtrimet dhe Modernizimin e Forcave Ajrore.

Në përfundim kryetarët e delegacioneve nënshkruan dokumentin bazë, në të cilin përshkruhen hapat konkretë për realizim me sukses të objektivave të parashikuara në planin afatshkurtër dhe afatmesëm. Shtetet e Bashkuara u angazhuan të ofrojnë një mbështetje edhe më të gjerë për përmirësimin e kapaciteteve në përballje me sfidat reale për Forca të Armatosura sa më efikase, në përmbushje të misionit dhe detyrave të tyre.

Zhvillimi i bisedimeve të këtij formati përkon me 30 – vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së parë kuadër për bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Previous Ministri Financave dhe Ekonomisë, z. Mete takohet me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar