Shkrimtari Ismail Kadare nderohet nga Presidenti francez Emmanuel Macron me titullin “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit - MIA - Media and Information Agency

mbyll

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Kontakt

Bulevardi "Dëshmoret e Kombit",
Pallati i Kongreseve, Kati ll,
Tiranë, Shqipëri.

Shkrimtari Ismail Kadare nderohet nga Presidenti francez Emmanuel Macron me titullin “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit

Kryeministri Edi Rama mikpriti sot në mbrëmje Presidentin e Francës Emmanuel Macron, i cili mbërriti në Tiranë, në kuadrin e vizitës së parë zyrtare që një President francez zhvillon në Shqipëri.

Ndalesa e parë e Presidentit të Francës Macron ishte në Pallatin e Brigadave, ku në një ceremoni të posaçme, i dorëzoi shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare, Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.

“Për këtë rol si poet i Ballkanit, si rapsod i Europës, si lajmëtar i lirisë, për këtë lidhje drithëruese që ju mishëroni kaq çmueshëm mes Shqipërisë dhe Francës, kam nderin sot t’ju ngre në gradën e oficerit të lartë, në urdhërin e Legjionit të Nderit.” – u shpreh Presidenti francez Macron, teksa i dorëzoi shkrimtarit Ismail Kadare dekoratën e nderit.

Previous Fjala e Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen në konferencën e përbashkët për shtyp